Numri 9, “mallkim” te Barcelona. Ja cilët e nderuan dhe e zhgënjyen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2020 | 8:56

Numri 9, “mallkim” te Barcelona. Ja cilët e nderuan dhe e zhgënjyen

PANORAMASPORT.AL

 

Roli i numrit 9 te Barcelona ka qenë gjithmonë në pikëpyetje. Në vitet e fundit ka pasur gjithmonë probleme dhe telashe. Me Luis Suarezin kishte gjetur qetësi ky rol, por largimi i tij drejt Atletikos ishte veprimi i fundit i një “mallkimi” që përjeton Barcelona.
jugadores-del-fc-barcelona-celebrando-un-gol
PA MERKATO – Barcelona nuk transferoi dot as Depajin dhe as Lautaro Martinezin. Ata ishin përzgjedhur si lojtarët që do të mbanin numrin 9 në të ardhmen. Kriza ekonomike dhe qëndrimi me forcë i Dembelesë bëri që Barça të mos futej fare në merkato sepse nuk ia doli dot.
suarez
IKU SUAREZ – Luis Suarez u largua si një futbollist jashtë projektit për të ardhmen. Lojtari që ka bërë histori me klubin katalanas zgjodhi Atletikon e Madridit dhe tani do të jetë kundërshtar i Barçës.
breithueit
BREITHUEIT – Në shkurtin e vitit 2020, Barcelona firmosi me sulmuesin danez të Leganesit për 18 milionë euro sepse Osman Dembele u dëmtua. Breithueit nuk la gjurmë, por problemi është që ka ngecur në skuadër dhe do të jetë ai numri 9 i ri.
atnuan grizman
GRIZMAN S’BIND – Francezi u afrua në Katalonjë për 120 milionë euro dhe duket se kjo shifër po i rëndon shumë. Kurrë nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij. Trajnerët nuk i gjejnë dot pozicionin në fushën e lojës dhe francezi ka probleme. Trajneri i Francës, Deshamp, tha se për momentin nuk është i lumtur.
Fernando-torres-and-David-V
VIJA U LARGUA – Sulmuesi spanjoll u largua me polemika nga Barcelona, por mohoi faktin që kishte probleme me Mesin. Ai tha se nuk kishte më protagonizëm në skuadër dhe për këtë fakt vendosi të largohej.
Barcelona's new siging Ibrahimovic of Sweden holds up his jersey in Barcelona
IBRA S’PËLQEHEJ – Zlatan Ibrahimoviç firmosi me Barcelonën në qershorin e vitit 2009. Kurrë nuk kishte dyshime mbi të si sulmues, por raporti me Guardiolën nuk ishte aspak i mirë. Sulmuesi suedez e konsideroi trajnerin si filozof.
etoo
ETO REZISTOI – Pep Guardiola donte që ta largonte patjetër Samuel Etonë, por kamerunasi ia doli që ta bindte trajnerin dhe ai arriti të fitonte 3 trofe. “Sekreti i Guardiolës isha unë dhe jo Leo Mesi”, tha Eto. Dy sezone më vonë u largua dhe shkoi tek Interi.

Gol de Ronaldo ante el Compostela Alegria de Ronaldo tras su gol
RONALDO – Braziliani nuk kishte qëllim që të largohej nga Barcelona, por ai u largua sepse drejtuesit nuk donin t’i rinovonin kontratën dhe ai firmosi me Interin.
407

ROMARIO – U transferua në “Camp Nou” në vitin 1993 dhe fitoi besimin e tifozëve me golat dhe karizmin, por pas Botërorit të vitit 1994 ai tha se kishte nevojë për më shumë pushime dhe kjo gjë i prishi raportet me Barcelonën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"