Tragjeditë më të mëdha të stadiumeve ndër vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2019 | 21:19

Tragjeditë më të mëdha të stadiumeve ndër vite

UVIL ZAJMI

uvil zajmi

“Ibrox Park”, 5 prill 1902, Skoci-Angli, 26 të vdekur

Në minutën e 51-të, platforma në “Western Tribunë Stand” shembet për shkak të një rrebeshi të madh shiu dhe qindra tifozë bien nga një lartësi mbi 12 metra. 26 të vdekur!

“Burnden Park”, 9 mars 1946, Bolton Wanderrers-Stoke City, 33 të vdekur

Tifozët që ndodhen në tribuna janë 85 mijë, të paktën 15 mijë më shumë nga kapaciteti i lejuar. Bie një mur rrethues, që nga shembja shkaktoi të vdekur.

“Nacional”, 24 maj 1964, Peru-Argjentinë, 318 të vdekur

Në shkallët e stadiumit ka grindje masive ndërmjet tifozëve dhe policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe në tentativat për të lënë stadiumin, por për shkak se daljet janë të vogla, një pjesë e madhe asfiksohet. I jashtëzakonshëm bilanci i viktimave, 318 të vdekur.

“Ataturk”, 11 shtator 1967, KayseiriSpor-Sivasspor, 40 të vdekur

Një gol i anuluar për skuadrën vendëse i jep shkak shpërthimit të episodeve të një dhune të madhe midis dy tifozërive rivale historike, që ndeshen me mjete të forta, hunj, thika etj.. 40 të vdekur!

“Monumental”, 23 qershor 1968, River Plate-Boca Juniores, 71 të vdekur

Grupe të tifozërive të të dyja skuadrave përleshen midis tyre brenda në stadium, menjëherë sapo ka përfunduar ndeshja. Një tifozëri që kërkon të largohet, por dalja nga dyert e stadiumit kthehet në një masakër.

“Ibrox Park”, 2 janar 1971, Renxhers-Celtik, 66 të vdekur

Në përfundim të ndeshjes, ndërsa turmat kërkojnë të dalin nga stadiumi në atë rrëmujë, një prind me fëmijën në krahë, duke u përpjekur të largohet, rrëzohet dhe shpërthen një kaos duke shkaktuar një tragjedi nga reagimi zinxhir i tifozërisë.

“Luzhniki”, 11 prill 1982, Spartak M-Haarlem, 66 të vdekur

Një gol i shënuar në fundlojë i ka bërë të rikthehen mbrapa tifozët që kishin dalë, në të vetmen portë të hapur. Policia tenton të ndalojë turmën dhe në shkallë provokohet një shembje. 66 të vdekur.

Luzhniki-2

“Bradford City Stadium”, 11 maj 1985, Bradford City-Lincoln City, 56, të vdekur

Për shkak të erës, një zjarr i madh përfshin një pjesë të stadiumit e që përhapet menjëherë në të gjithë stadiumin, i cili, i ndërtuar me strukturë në dru, ka bërë që të shemben tribunat dhe 56 të vdekur është bilanci tragjik.

“Heysel”, 29 maj 1985, Juventus- Liverpul, 39 të vdekur

Pas rënies së një muri në sektorin Z, nën presionin e tifozëve të Juventusit, të shtyrë nga huliganët anglezë të Liverpulit. Shumë prej tyre të shtypur e masakruar nga forca e turmës goditëse, kanë mbetur të vdekur.

heysel

“Hillsborough”, 15 prill 1989, Liverpul-Nottingam F, 96 të vdekur

Pak minuta pasi kishte filluar loja, policia hapi një derë ku tentoi të futet turma që kishte mbetur jashtë, duke u përplasur me ata që ishin brenda.

“Furiani”, 5 maj 1992, Bastia-Marseja, 18 të vdekur

Strukturat e stadiumit nuk janë sipas normave të kërkuara dhe një turmë e madhe që kërkon të futet e të jetë e pranishme në gjysmëfinalen e Kupës së Francës. Do të shembet një tribunë dhe 18 persona humbën jetën.

“Mateo Flores”, 18 tetor 1996, Guatemala-Kosta Riko, 89 të vdekur

Të paktën mbi 15 mijë persona më shumë janë lejuar të futen në një stadium me kapacitet jo më shumë se 45 mijë spektatorë. E pamundur të gjenden shkaqet, por numri i shumtë i njerëzve ka qenë një ndër shkaqet që shkaktoi numrin e madh të viktimave.

“Açra Sports Stadium”, 9 maj 2001, Hearts of Oak-Asanati Kotoko, 127 të vdekur

Tifozëria e ardhur fillon të krijojë çrregullime në brendësi të stadiumit, duke lëshuar sende dhe shishe. Për t’i frenuar, policia lëshon gaz lotsjellës: një kaos i vërtetë, 127 të vdekur.

“Ellis Park”, 11 prill 2001, Kaizer Chief-Orlando Pirates, 43 të vdekur

Për të ndjekur derbin e njohur të Soueto-s, janë mbi 100 mijë persona që vrapojnë dhe kërkojnë të futen në një stadium, i cili mund të presë vetëm 68 mijë spektatorë të abonuar. Një tmerr i vërtetë, vrasëse atmosfera, me pasojë 43 të vdekur. “Port Said”, 2 shkurt 2012, Al Masry-Al Ahly, 74 të vdekur Një luftë që ka shpërthyer brenda stadiumit, e motivuar jo vetëm nga rivaliteti historik, por edhe nga pasiguria dhe atmosfera politike pas rënies së regjimit të Mubarak. 74 të vdekur!

* Shënim: Artikull ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi pa lejen e kompanisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"