Petrit Dume, një gjeneral edhe për sportin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 23:10

Petrit Dume, një gjeneral edhe për sportin!

UVIL ZAJMI

uvil zajmi

Një oficer madhor me gradën gjenaral-leitnant, admirues, njohës dhe ushtrues i sportit. I lidhur më shumë me klubin “Partizani”, ai ka meritën e madhe që një pjesë të jetës së tij ia dedikoi tërësisht sportit, duke dhënë një ndihmesë e kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin, transformimin, mbështetjen për sportistë e skuadra. Pasionant i tenisit dhe hipizmit, me gjeneral Petrit Dumen është e njohur edhe historia e Pallatit të Sportit, pasi ishte produkt i idesë, këmbënguljes dhe dëshirës së tij.

petrit dume

Ajo ndërtesë që Dume e realizoi vetëm në pak muaj i ka shërbyer dhe vazhdon t’i shërbejë sportit kombëtar për më shumë se një gjysmëshekulli. Pastaj ndëshkimi me pasoja nga diktatura e Enver Hoxhës dhe për disa dekada heshtje totale rreth tij dhe kontributit që pati në sport. Ndërkohë, vdekja tragjikë e vajzës Vera ishte një tjetër moment dramë që goditi familjen.

Por, jo vetëm Pallati i Sportit, edhe kompleksi i klubit “Partizani” është vepër e vizionit, pasionit, dëshirës dhe këmbënguljes së tij. Me arkitekt S. Bakllabashin, kontributin e Irfan Tërshanës, edhe ai u ndërtua me forcat e ushtrisë, fillimisht si Hoteli i Pilotëve, për të kaluar në administrim të klubit pas viteve ’70-të. Me drejtuesit e paharruar B.Fagu, M. Sava, kompleksi modern kishte fushat e lojërave me dorë, tenisit, të futbollit dhe palestrën gjigante, mensën si dhe ekonomi ndihmëse. Në vite u ka shërbyer brezave e gjeneratave të sportistëve të klubit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"