Kartoni i verdhë, kur një shqiptar habiste kinezët e “Punëtorit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2019 | 20:35

Kartoni i verdhë, kur një shqiptar habiste kinezët e “Punëtorit”

UVIL ZAJMI

Uvil_Zajmi

Një histori që ka lidhje jo vetëm me turne un e skuadrës kombëtare të të rinjve të RP të Shqipërisë në RP të Kinës, por edhe kur arbitri i FIFA-s, Lulzim Konçi, demonstroi për herë të parë kartonin e verdhë në një ndeshje futbolli në një vend mik të Lindjes së Largët.

Shqiperia ne Pekin

Pas 35- vjetësh “Panorama Sport” e rikthen këtë ngjarje. Si e kujton vetë referi (gjyqtari) shqiptar momentin, kur pas vërshëllimës së tij, loja ndali dhe papritmas të pranishmit panë një karton, shoqëruar me komentin shpjegues të zërit që vinte nga altoparlantët.

Foto te muri kinez

Duartrokitjet e zgjatura për të dhe cili ishte futbollisti që u ndëshkua? Nga kundërshtimet e “shtabit” për të mos krijuar probleme te frika e lojtarëve për të shkaktuar një faull të qëllimshëm ndaj kinezëve. Fama që mori kur mbërriti në Shqipëri si e para “xhaketë e zezë”, që shtangu një stadium dhe si u habitën 100 mijë spektatorët e gjigantit “Punëtori” nga i verdhi e tij.

PAK FJALË PËR TURNEUN

Si të gjitha turnetë shqiptaro-kineze vajtje-ardhje të atyre viteve… Ishin të gjata, të lodhshme me ndeshje e shkëmbim eksperience, pa rëndësi për rezultatet, pasi në plan të parë është miqësia midis dy popujve dhe stadiume që mbushen nga nxënës, studentë, ushtarakë.

Shqiperia dhe Kina

Në këtë kuadër, në muajin gusht të 1974-ës, për në RP të Kinës u nis përfaqësuesja e të rinjve të Shqipërisë. Grupi ka lojtarë cilësorë të asaj moshe, protagonistë me klubet e tyre, si Shkëndija, Partizani, Dinamo: Sharra (portier), Baçi, Hyseni, K. Agolli, E. Gëzdari (17 Nëntori; A. Bakiri (portier), D. Kushe, S. Starova, A. Arra, L. Metani, S. Mema, F. Rragami, K. Lleshi (Shkëndija) V. Janku, A. Sejdari, I. Bushati (Partizani), Qirko (portier), I. Polena (Skënderbeu), F. Petani (Dinamo), F. Lleshi (Labinoti), Trajnerë: R. Resmja e Th. Jançe.

Shqiperia ne Pekin

Përgjegjës ekipit S. Mërhori. Pas një grumbullimi disajavor në hotel “Donika”, në fillim të gushtit skuadra lë aeroportin e Tiranës drejt Lindjes së Largët. Bashkë me ekipin, në frymën e bashkëpunimit, FSHF cakton një arbitër, madje nga ata të njohurit, të Kolegjiumit Qendror si ai i Tiranës, Lulzim Konçi, mësues i edukimit fizik, prej disa vitesh kryesor i FIFA-s.

KARTONËT, ENDE JO TË NJOHUR NË LINDJEN E LARGËT

Kartonët e verdhë e të kuq u përdorën për herë të parë në Botërorin e ’70-ës. Ishte një ide e ish-arbitrit anglez, Keneth George Aston (1915-2001), i cili duke qëndruar para një semafori me automjetin e tij, u frymëzua nga shkëmbimi i ngjyrave të fenerëve, duke e parë kështu si një formë të re paralajmëruese e ndëshkuese për futbollistët. Deri në ato vite, largimi i një futbollisti kishte krijuar probleme dhe incidente të rënda si ato KiliItali (1962), Angli-Argjentinë (1966).

Kina-Shqiperia diktatura

Kjo, edhe për shkak mosmarrëveshjeve gjatë komunikimit. Propozimi i tij u aprovua nga BOARD, duke startuar në fazën finale “Meksikë ’70″. Ai ka meritën kur propozoi të futet në Rregulloren e Lojës presioni atmosferik që duhet të ketë topi. Gjithashtu, përdorimin e tabelës së zëvendësimeve në vitin 1974, për t’u dhënë mundësi lojtarëve e arbitrave të informohen pa humbur kohë se cili do të zëvendësohet. Anëtar i bordeve drejtuese të FIFA-s në 1997, Aston është vlerësuar me “Urdhrin e Mbretërisë Britanike” për shërbimet që i kishte bërë futbollit.

Shqiperia ne Shangai

Aplikimi gjeti përhapje dhe u shtri në të gjitha vendet e FIFA-s. Por jo edhe aq në Lindjen e Largët, kryesisht në RP të Kinës, e cila nuk ishte anëtare e FIFA-s dhe nuk merrte pjesë në aktivitet e organizuara e zhvilluara prej saj. E themeluar në vitin 1924 dhe anëtare e FIFA-s nga 1931-’58 dhe nga viti 1979 deri më sot, për vite futbolli kinez ishte jashtë skenës botërore, duke zhvilluar vetëm miqësore me vende të tjera komuniste, si Shqipëria, Birmania, Kamboxhia, Vietnami, Koreja, etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"