Ish-përgjegjësi i Pallatit të Sportit: Kam jetuar gjysmë shekulli aty, bllokohej kur kishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2018 | 22:54

Ish-përgjegjësi i Pallatit të Sportit: Kam jetuar gjysmë shekulli aty, bllokohej kur kishte…

UVIL ZAJMI

uvil zajmi

Sula i gjatë apo Sula i Pallatit të Sportit, kështu e njohin edhe sot personazhin mitik të atij mjedisi. Një jetë e lidhur me Pallatin e Sportit “Partizani”, e më pas “Asllan Rusi”. Quhet Sulejman Zela, nga fshatrat e Tiranës dhe në kryeqytet ka ardhur në mesvitet ’60, i marrë për të kryer shërbimin ushtarak fillimisht si atlet në hedhjet, pastaj për lojërat me dorë, pasi kishte shtatlartësi të admirueshme për basketboll. Por, karriera sportive nuk do të vazhdonte gjatë dhe drejtuesit e klubit e sistemojnë si punëtor në administratën e pallatit sportiv.

Zela, sa vjet keni punuar këtu?

Nga ’68-ta, deri kur pak kohë më parë dola në pension. Gati gjysmë shekulli, aty punoja, aty flija… Pallati ka shërbyer edhe si një shtëpi për mua. Ndërsa tani banoj në një apartament aty pranë. Kam kujtime të paharruara, vërtet shumë të tilla. Rregulloja mjedisin e brendshëm, pastroja, isha përgjegjësi kryesor. Dhomat e zhveshjeve gjithashtu.

Po manifestimet me kinezët, kongreset ju kujtohen?

Kam qenë organizatori i sallës kryesore, bashkë me punëtorët e tjerë dhe ishte përgjegjësi e madhe. Për mitingjet me kinezët, kongreset e ndryshme apo aktivitete të tilla, pallati bllokohej, nuk zhvilloheshin takime kombëtare e ndërkombëtare. Në një rast, ndeshja PartizaniDinamo e Bukureshtit në basketboll u luajt në Shkodër, pasi në atë të Tiranës do të zhvillohej një kongres. Pallati merrej dhe ishte nën kujdesin e policisë dhe për përgatitjen e podiumeve, etj. Punohej me muaj dhe për siguri gjithçka kontrollohej para kongresit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"