Europiani, sot duhet të niste edicioni i 16-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2020 | 18:46

Europiani, sot duhet të niste edicioni i 16-të

UVIL ZAJMI

Uvil_Zajmi

12 qershor 2020. Sot, në “Olimpiko” të Romës duhet të niste “Euro ’20”, edicioni i 16-të i tij, për t’u mbyllur më 12 korrik, ora 21:00 me finalen në “Uemblin” londinez të rinovuar. Por, për shkak të Koronavirusit, rrezikut të “COVID-19”, UEFA e shtyu për në qershorin e ardhshëm këtë organizim, kohë kur do të luhet “Euro ’21”.

euro-2020-now-2021-1280x720

Ka qenë viti 1958, kur do të niste me eliminatoret Kupa e Kombeve, një turne europian i ngjashëm me Kupën e Botës “Jules Rimet” dhe Kupën e Kampioneve të Gabriel Hanot. Ajo u ideua nga Henry Delaunay, sekretar i Federatës Franceze të Futbollit dhe i UEFA-s. Delaunay u nda nga jeta më 1955, por projektin e tij e realizon djali i Pierre dhe trofeu mori emrin “Kupa Delaunay”.

Për snobizëm, në edicionin e parë nuk marrin pjesë Italia, Anglia, Gjermania, Skocia, Belgjika, Zvicra e Holanda. Faza finale zhvillohet në Francë dhe më 10 korrik në finale, në “Parc de Prince”, BS mund Jugosllavinë 2-1 pas kohës shtesë (Galic ’41, Metreveli ’49, Ponedelnik ‘113), dhe shpallet kampion. Kombëtarja e Shqipërisë do të debutojë në edicionin e dytë,  “Spanjë ’64”, ku humbet 0-4 në Kopenhagen me Danimarkën, fiton 1-0 në Tiranë me Panon autor të golit, një sfidë që regjistron edhe fitoren dhe golin e parë në këtë kompeticion për kuqezinjtë.

2-soviet-union-yugoslav-captains-netto-et-kostic-before-the-start-of-the-euro-1960-final

Francë 1960, finale BS-Jugosllavi 2-1

Në atë vijues “Itali ’68”, Shqipëria ishte në grup me RF Gjermane dhe Jugosllavinë. Një start humbës 0-6 në Dortmund, më pas 0-2 dhe 0-4 me Jugosllavinë, për të ardhur te 17 dhjetori i vitit ’67 me rezultatin e bujshëm, ndoshta më historiku, pas barazimit 0-0 në Tiranë me Gjermaninë Perëndimore, së cilës i shkaktoi dhe eliminimin. Pas katër vitesh në “Belgjikë ’72”, në grup me Shqipërinë është RFGJ 0-1/0- 2, Polonia 3-0/1-1 (Zhega), Turqia 1-2/ 3-0 (Përnaska (2), Pano). Më pas vjen pezullimi disavjeçar, për t’u rikthyer në EKE “Francë ’84”.

Nga ai sezon, Shqipëria do të jetë gjithmonë në fazën eliminatore, por pa mundur të kualifikohet ndonjëherë. Kjo, deri në edicionin “Francë 2016”, ku në Grupin 1, pas Portugalisë me 21 pikë, renditet Shqipëria me 14 të tilla që siguron për herë të parë kualifikimin për në fazën finale, duke lënë pas Danimarkën, Serbinë e Armeninë. Në 10 ndeshje Shqipëria arrin 4 fitore, 2 barazime e pëson 2 humbje me golavarazh 10-5.

Në Paris, në debutimin Francë-Shqipëri 2- 0 (Grizman 90′, 96′), ZvicërShqipëri 1-0, kur për herë të parë në histori në një ndeshje të Europianit në fazën finale përballë njeri-tjetrit janë dy vëllezër, Granit e Taulant Xhaka me origjinë kosovare, njëri me Shqipërinë e tjetri me Zvicrën.

Në sfidën e tretë Shqipëri-Rumani 1-0, goli i shënuar me kokë nga Sadiku, regjistron edhe golin dhe fitoren e parë në një fazë të tillë për kuqezinjtë shqiptarë. Këta të fundit u renditën të tretët me tri pikë në grup, por pa mundur të vijojnë për më tej si “të tretët më të mirë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"