Nga Shkodra në Gjirokastër, cilat ishin treshet që magjepsën shqiptarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2021 | 18:45

Nga Shkodra në Gjirokastër, cilat ishin treshet që magjepsën shqiptarët

Nga UVIL ZAJMI

Uvil_Zajmi

Cilët përbëjnë treshet historike të futbollit botëror që kanë shkruar his torinë? Brazili kampion bote i 1970- ës kujtohet me Rivelino-Pele-Xhairzinjo; Gjermania Federale e 1972-shit me Netzer-Overat-Bekenbauer; Holanda dhe Milani me Van Basten-Gulit-Rajkard ose ajo Gre-Gu-No (Green-Gunar-Nordalh), tre suedezët milanistë të viteve ‘50. Të tilla ka pa fund.

pjimage (8)

“Të urryera”, por më shumë të admiruara, bëhet fjalë për treshe virtuoze, të paparashikueshme, që kanë nxjerrë jashtë loje e kanë ndëshkuar mbrojtje e skema taktike të njohura të kohës. Edhe në futbollin shqiptar, në historinë e tij, janë disa protagonistë me klubet e Kombëtaren dhe që kujtohen me nostalgji, vlerësim dhe pasion.

Të njohura si “treshe” nga tifozëria, qyteti, për kontributin, atë që i kanë ofruar spektatorit, emocionet, triumfe, tituj, gola, shoqëruar me spektakël dhe argëtim. Emra të mëdhenj, nga treshja Resmja-Pano-Kraja, te Xhaçka-Hyka-Ishka, PagriaMërhori-Karriqi dhe klasikja Zhega-RragamiBizi; nga më spektakolarja Zëri-PërnaskaBallgjini, ajo 17-nëntorase Kola-Minga-Muça, pa harruar gjirokastriten Braho-Seiti-Kalluci. Mund të jenë edhe të tjera, por “Panorama Sport” u ofron lexuesve ato më të spikaturat.

RESMJA-PANO-KRAJA, TRESHJA E PARTIZANIT LEGJENDAR

E kanë përfaqësuar futbollin partizanas në vitet e arta të tij, ato 1955-1964, një dekadë ku “demat” fitojnë 6 tituj kampionë, 4 Kupa të Shqipërisë. Bashkimi do të realizohet në 1960, kur Pano vjen te Partizani dhe ndeshja e parë zyrtare, 17 Nëntori-Partizani, që përfundon 1-2.

Resmja, Pano, Kraja

Ishte kampionati i vitit 1960 dhe të tre futbollistët ishin në formacion. Deri në vitin 1963, nuk do të ndahen. Madje, ato janë tri vitet më intensive të treshes. Kulmin e arrijnë në finalen e dyfishtë të sezonit 1961, kur Pano-Resmja-Kraja janë në fushë. Madje, dy të parët protagonistë: Resmja me golin në ndeshjen e parë dhe Pano me golin e paharruar, që i dha trofeun Partizanit pas 122 minutash në takimin e dytë.

Me komponentët e nevojshëm që karakterizon një treshe të suksesshme, P. Pano (1939-2010), nr. 9, një ndër talentet e mëdha të futbollit shqiptar, goleador; R. Resmja (1930- 1997), me nr. 10, goleador, lider, personalitet i madh, i pakrahasueshëm dhe Kolec Kraja nr. 7, (1934-1994), sulmuesi i djathtë, i jashtëzakonshëm për kohën, protagonist absolut për skuadrën dhe që kompletonte treshen. Bashkë edhe në përfaqësimet e kohës me Kombëtaren, turnetë miqësore e në sfidat e para në Kupën e Kampioneve ndaj Norçepingut 1- 1 (Kraja-gol), ndaj Spartak Plovdid, (Kraja e Pano-gol), pa harruar sfidën ndaj Këlnit në 1964.

JASHARI-HAXHIU-PANO, KOMBINIM IDEAL I TË KUQVE

I përkasin ekipit të Partizanit fitues të kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë në sezonin 1964. Të tre futbollistë të shquar, njëri më shumë se tjetri, me një kontribut të rëndësishëm për historinë e klubit e Kombëtares. P.Pano tashmë i afirmuar me numrin 10, titullar, sulmues, golashënues, futbollisti më i madh shqiptar. R. Jashari (1938), i shkollës partizanase, i talentuar, sulmues, goleador i shquar.

Jashari, Haxhiu Pano

Protagonist absolut me klubin deri në fundvitet ‘60, titullar edhe në mjaft takime me Kombëtaren. Lojtar potent, shtyllë e fortë e skuadrës. M. Haxhiu (1943), me nr. 9, talenti vlonjat i ardhur nga Flamurtari për të kryer shërbimin ushtarak te Partizani, i pëlqyer nga drejtuesit e tij.

Sulmues edhe ky, por pak i tërhequr si pozicion, lojtar klasi, shënues dhe ka luajtur shumë bukur futboll. Te Partizani gjen Jasharin, Panon e shumë shpejt do të harmonizohet për të krijuar treshen. Në Kombëtare vetëm në një sfidë janë të tre në formacion: në miqësoren ndaj Algjerisë në Tiranë. Pano në 9 ndeshje dhe Jashari në 5 janë kuqezi. Ndërkohë, Haxhiu është titullar ndaj Zvicrës dhe Irlandës V. skuadrës. M. Haxhiu (1943), me nr. 9, talenti vlonjat i ardhur nga Flamurtari për të kryer shërbimin ushtarak te Partizani, i pëlqyer nga drejtuesit e tij.

Sulmues edhe ky, por pak i tërhequr si pozicion, lojtar klasi, shënues dhe ka luajtur shumë bukur futboll. Te Partizani gjen Jasharin, Panon e shumë shpejt do të harmonizohet për të krijuar treshen. Në Kombëtare vetëm në një sfidë janë të tre në formacion: në miqësoren ndaj Algjerisë në Tiranë. Pano në 9 ndeshje dhe Jashari në 5 janë kuqezi. Ndërkohë, Haxhiu është titullar ndaj Zvicrës dhe Irlandës

V. XHAÇKA-HYKA-ISHKA, TRESHJA E SULMIT E 17 NËNTORIT EPOKAL

Të tillë kanë qenë. Një treshe e lidhur me historinë e klubit, atë të mesviteve ‘60-‘70 me triumfet e një skuadre spektakolare. Mbetet e paharruar për stilin e ri që solli, rivalitetin që krijoi në futbollin kombëtar, veçanërisht në takimet derbi me Partizanin.

Ishka-Hyka-Xhacka

Të tre një vitlindje: 1944. N. Xhaçka ishte sulmues i djathtë me nr. 7; S. Hyka në qendër me nr.9 dhe B. Ishka në të majtë me nr. 11. Një treshe sulmuese e rrezikshme, efikase, e mbështetur nga mesfusha me Kazanxhin, Bukovikun e A. Memën. Protagonistë absolutë të një skuadre si ajo e 17 Nëntorit, dominuese në atë periudhë.

17 Nëntori ishte kampione e padiskutueshme, me lojë dhe rezultate, e admiruar nga tifozëria e zjarrtë e tribunës A. Ende kujtohen shpërthimet në anësore të Xhaçkës e Ishkës, sepse ishin shumë të shpejtë, driblues, manovrues, duke u kombinuar me Hykën konkludues dhe goleador i dalluar.

Një treshe në harmoni të plotë, jo vetëm me lojën e skuadrës, por edhe me filozofinë e trajnerit M. Alla. Titullarë të tre në Kombëtare, në Dortmund, prill 1967, RFGjShqipëri 6-0. Ishka dhe Hyka janë ndarë nga jeta.

ÇEÇO-XHAFA-ÇIRAKU, TRESHJA SIMPATIKE DINAMASE

Një kombinim interesant, Çeço-Xhafa-Çiraku, moshatarë, dy të parët të një shkolle ku edhe shkëlqyen dhe u afirmuan: me Dinamon e S. Jarecit. Duhet thënë se Tores Çiraku nuk u pëlqye nga L. Boriçi, trajner i Partizanit në 1970, sepse ishte shtatshkurtër. U vendos që ai të kalonte te blutë si rrallëherë, sepse rivaliteti ishte shumë i madh. Po ai kaloi te Dinamoja për t’u bashkuar me G. Xhafën e I. Çeçon.

Ceco Xhafa Ciraku

Në harmoni të plotë, krijohet një treshe tipike e një filozofie kreative “jareciane”. I. Çeço (1947), një ndër talentet e mëdha të futbollit shqiptar, një mesfushor i jashtëzakonshëm, shikim periferik, shënues, i paparashikueshëm në veprime. G. Xhafa (1946), një tjetër mesfushor, lojtar fizikisht i përgatitur me tipare sulmuese, pëlqehet, luan bukur, lojtar i pastër dhe goditës i fuqishëm.

Ardhja e Çirakut, modeli i parë i një lojtari kursor vajtje-ardhje në krahë, fuqizoi mesfushën e sulmin me Çutrën e Përnaskën. Asnjëherë bashkë me Kombëtaren. Çeço në 7 takime dhe Xhafa 5 herë kuqezi.

PAGRIA-KARRIQI-MËRHORI TË BESËS QË SHPIKËN “TIKI-TAKËN” SHQIPTARE

E tillë njihet edhe sot Besa e viteve ‘70. Ai formacion modest eliminoi danezët e Framadit në turin e parë të Kupës së Kupave 1972- 1973, në atë debutim europian. Një rezultat i papërsëritshëm, befasues, historik i skuadrës që drejtohej nga B. Vila. Protagonistë ishin numrat 8-9-10 ose më saktë, treshja PagriaKarriqi-Mërhori të repartit sulmues. Bëhet fjalë për skuadrën e “tiki-takës”, “pozicionit artificial jashtë loje”, të aplikuara e interpretuara nga Besa.

Kishte një mënyrë loje që çorientonte të gjithë kundërshtarët. M. Karriqi (1945), kapiteni emblemë, mesfushor, organizator, shpirti i skuadrës, një emër i lidhur pafundësisht me klubin. Titullar edhe në dy sezone me Partizanin. Bujar Pagria (1946), sulmues, shënues “dinak” me lojën e tij, nuhatës dhe pikë shumë e fortë e Besës në ato vite.

Treshen e kompletonte Nimet Mërhori (1948), shtatshkurtri i shquar, lojtar i krahut të majtë, i shpejtë, driblues, penetrues dhe shënues. Ishte goli i tij në Danimarkë ndaj Framadit që kualifikoi Besën. Të tre janë bashkë edhe në finale e Kupës Ballkanike të asaj periudhe. Gati në 6 sezone, 1968-1974, treshja e ëndrrave kavajase, Ka-Pa-Me (Karriqi-Pagria-Merhori), është e pandarë, prezente në fushë. Asnjëherë në Kombëtare.

RRAGAMI-BIZI-ZHEGA, KUR FUTBOLLI ËSHTË EDHE INTELIGJENCË TAKTIKE

Një klub, tre emra, tri talente, tre kolosë, një tjetër rrëfim unik i tresheve historike. Moshatarë, gjithçka e nisur te klubi mëmë Vllaznia. I pari largohet Rragami te Partizani 1964-1967, më pas Zhega te Dinamoja 1965-1970 dhe Bizi te Partizani 1968-1971, për t’u bashkuar në 1971 sërish te Vllaznia. Një miks, kualitetteknikë e fantazi: R. Rragami (1944), me nr 5, tipik mesfushor-sulmues, me një vrapim të bukur, interpretues i veçantë i këtij roli. M. Zhega (1945-2012), me nr. 10, nuhatës, shënues i gjithanshëm, njohës i portës.

Vllaznia

Goli me kokë i paharruar ndaj Irlandës së Bestit, 1- 1 në Tiranë, ai ndaj Ajaksit në barazimin 2-2 dhe goli ndaj Austrisë së Vjenës, 2-0 në Shkodër. Sabah Bizi (1946), një ndër talentet e mëdha të futbollit shqiptar, me nr. 9, një karrierë e shkëlqyer, elegant, me kokën lart duke e udhëhequr topin pa e parë, hap të gjatë, inteligjent, me një shikim periferik si askush tjetër. Lider i vërtetë te Vllaznia, Partizani, Kombëtarja, i palodhur e plot fantazi.

Të admiruar në çdo qytet e stadium ku kanë luajtur. Së bashku deri në 1975 (pas largimit të Rragamit), fituan dy kampionate e një Kupë. Të tre kuqezinj në 1967 në Beograd, JugosllaviShqipëri 4-0; 17 dhjetor 1967, Tiranë, ShqipëriRF Gjermane 0-0; 14 tetor 1970 në Katovicë, Poloni-Shqipëri 3-0; 13 dhjetor 1970 në Stamboll, Turqi-Shqipëri 2-1; 12 maj 1971, Tiranë, Shqipëri-Poloni 1-1 (Zhega gol); 12 qershor 1971, Karlsruhe, RFGj-Shqipëri 2-0.

PËRNASKA-ZËRI-BALLGJINI, TRESHJA MË SPEKTAKOLARE E KOHËS

Ajo ka qenë një treshe pa rivalë… Argëtuese, spektakolare si asnjë tjetër. Ndëshkonin mbrojtjet duke u prishur çdo skemë rivalëve dhe më pas jepnin leksione sulmi. I kishin të gjitha: forcë fizike, fantazi, teknikë e lartë, spektakël i garantuar, shoqëruar me gola e trofe.

pernaska zeri ballgjini

Dinamo e fillonte lojën thuajse 1- 0 dhe skuadrat dorëzoheshin para saj. Sezoni 1973 bashkon Përnaskën me Zërin, pas tyre vjen Ballgjini dhe trajner është D. Shehu (nuk jeton). Katër herë kampionë dhe tri herë fitues të Kupës. Një kundërsulm i shpejtë, vrasës dhe gjatë një dekade, të tre në fushë kanë shënuar mbi 300 gola falë shpërthimeve të Ballgjinit, fantazisë e driblimeve të Zërit, të konkluduara nga Përnaska.

E njihnin deri në detaje lojën e tyre, lëviznin dhe pasonin pa e parë njëri-tjetrin. Të tre thuajse të një moshe: I. Përnaska (1951), me nr. 7, i zbuluar nga S. Jareci, për gjashtë vite radhazi shënuesi më i mirë shqiptar. I aftë të realizonte kudo, në çdo mënyrë, në çdo moment dhe në situata të vështira e momente delikate të lojës. V. Zëri (1952-2020), një karrierë e nisur me Shkëndijën (1970-1973) dhe 21 vjeç titullar me Dinamon.

I vlerësuar si një ndër futbollistët me një arsenal teknik unik, aftësi të rralla, me veprime magjike, i paparashikueshëm, një lojë plot fantazi dhe art. Me nr. 9, një Mesi i vërtetë për kohën. Sh. Ballgjini (1954), vjen nga Lokomotiva si student, merr nr. 11 dhe përshtatet menjëherë. Me një vrapim gjigant, i palodhur, me mushkëri “hekuri”, i jep një impuls lojës së Dinamos, me inkursione nga e majta, në harmoni të plotë me Zërin e Përnaskën.

Treshja vuajti vetëndëshkimin në përfaqësimet në Europë me Kombëtare e klube dhe kuqezinj vetëm një herë kanë luajtur bashkë: miqësore në Tiranë, 10 tetor 1976, në të parën ndeshje që luante Përfaqësuesja pas pezullimit, Shqipëri-Algjeri 3-0. U ndanë në fillim të ‘80-ës me rikthimin e Ballgjinit në Durrës.

BULKU-FILJARI-HIMA, TIMONIERËT E LOKOMOTIVËS

Treshja durrsake që luajtën bashkë për gati një dekadë. U bashkuan në vitin 1974, kur Mir Hima tashmë i afirmuar, Fred Filjari një forcë e re e mesfushës dhe Agim Bulku i sapoardhur nga Shkëndija. Pas largimit të legjendarit Leshteni, kjo do të jetë treshja-timon e Lokomotivës. A. Bulku (1952), nr. 7, elegant, i spikatur te Shkëndija, lojtar shumë i shpejtë, tipik në krahun e djathtë. I tillë edhe M. Hima (1954), nr. 11, futbollist teknik, potent, robust, i fuqishëm, i shpejtë si sulmues i majtë.

Hima Filjari Bulku

Të dy driblues, penetrues, të rrezikshëm në çdo moment të lojës. F. Filjari (1952), nr. 10, në qendër të mesfushës, organizator, akademik, me veprime të llogaritura, pasime të gjata e të shkurtra dhe çdo aksion fillimisht do të filtrohej nga këmbët tij. I njihnin mirë lëvizjet, lojën e njëri-tjetrit. Sidomos Filjari që shpërndante lojën. Treshja Bu-Fi-Hi (BulkuFiljari-Hima) ka qenë simbol për tifozërinë, skuadrën, finalistë në Kupën e Shqipërisë, në sezonin 1975. Asnjëherë në Kombëtare.

BRAHO-KALLUCI-SEITI, “VRASËSIT” E GJIGANTËVE

Ka qenë një ndër vijat sulmuese më të rrezikshme, ajo e Luftëtarit historik e trajnerit H. Hitaj e viteve ‘80, me treshen produkt i futbollit gjirokastrit, që e kanë filluar karrierën pa e ditur famën, lavdinë që do të merrnin, duke tronditur edhe mbrojtjet më të forta të kohës me një sulm me shumë potencial: Braho me 7, Seiti me 8 dhe Kalluci kapiten me numër 10. Ishin si një makinë e vërtetë goli dhe shënonin e godisnin sistematikisht çdo kundërshtar.

Braho Seiti Kalluci

Me ta edhe Astrit Boni (është ndarë nga jeta), mesfushori i talentuar, q projektonte çdo manovër të skuadrës. Dh. Kalluci (1951), tekniku i sulmit, një ndër talentet e futbollit shqiptar, do të luajë dy sezone me Partizanin, kampion dhe fitues i Kupës në 1970-1971. Titullar me ekipin Shpresa, lojtar inteligjent, kapiten, shënues. S. Braho (1953), “Shigjeta e Jugut”, lojtar krahu shumë i shpejtë. Nuk ka pasur konkurrentë e rivalë në atë rol dhe mbrojtës që ta ndalojnë.

Me këtë skuadër e mbylli karrierën, ndonëse për dy vite do të jetë forca e Partizanit (1972-1974), kur erdhi të kryente shërbimin ushtarak. Titullar i padiskutueshëm në nëntë takime me Kombëtaren, autor i njërit prej dy golave, 2-0 ndaj Finlandës në shtator të ‘80-ës. L. Seiti (1957), idhull për tifozërinë vendëse, njohës i mirë i zonës, “njeriu i golave helm e të pamundur”. Robust e rezistent, një alarm sistematik, i rrezikshëm, i paparashikueshëm, një eksploziv i vërtetë. Me zemrën në krahun e djathtë, një veçori anatomike e pabesueshme, por e vërtetë. Vetëm në një ndeshje me Kombëtaren, 1981, në Tiranë ndaj Bullgarisë.

P. RUCI-ÇIPI-TAHO, KUR TRESHJA VLONJATE FRENONTE BARCELONËN

Edhe një treshe mbrojtëse është pjesë e ciklit tonë. P. Ruci-Çipi-Taho e Flamurtarit të madh të viteve të triumfeve në Shqipëri dhe Europë. Moshatarë, mbi dhjetë vite bashkë me të njëjtën fanellë, fillim-mbarim karriere. Të tre në fushë edhe ndaj Partizanit të Beogradit e Vismut Aue, sfidave heroike kundër Barcelonës.

Cipi Taho Ruci

Një mbrojtje që nuk u thye as në Beograd e “Camp Nou”, e konsoliduar, në harmoni me njëri-tjetrin, repartet e tjera, një garanci më shumë për të gjithë, skuadrën e tifozërinë. P. Ruci (1957), me nr. 2, mbrojtësi modern i fillimviteve ‘80, i shpejtë, teknik, një kursor i pandalur, i palodhur me inkursionet, daljet e tij në sulm përgjatë vijës anësore. Tetë takime me Kombëtaren. U nda shumë i ri nga jeta. Rrapo Taho (1959), një tjetër shtyllë kolosale e treshes. I veçantë, një ndër lojtarët e pakët me mustaqe për kohën. Me detyrë të markonte sulmuesin me të mirë kundërshtar.

Të paharruara sfidat ndaj Mingës, Kolës, Vokrrit deri te Lineker. Fjalë pak e punë shumë. 11 ndeshje me Kombëtaren. Kreshnik Çipi (1958), nr. 3, kapiteni legjendar, lojtar i sigurt, i pagabueshëm e që garantonte mbrojtjen me harmonizimet, lëvizjet inteligjente. Në sintoni të plotë me të gjitha repartet. I fortë në lojën në tokë, dyluftimet dhe atë në ajër. 7 ndeshje me Kombëtaren. Më 15 tetor në Graz, Austri-Shqipëri, Çipi e Taho janë bashkë në formacion. Të tre shumë të respektuar, admiruar nga publiku jo vetëm ai vlonjat. Model për korrektësinë, asnjëherë problem për arbitrat dhe rivalët.

MINGA-MUÇA-KOLA, KUR SHPIRTI ZBRISTE NË FUSHË

Treshe potente, e fortë, energjike. E aftë të përmbyste rezultate, situata në terrene të vështira edhe atëherë kur shpresat kishin humbur. Kurajozë, jepnin shpirtin në fushë dhe realizonin gola spektakolarë. MingaMuça-Kola, të papërsëritshëm, ndonëse vinin nga një formim, edukim shkollor dhe sportiv jo i njëjtë: një mercolog, një inxhinier dhe një mësues i edukimit fizik. Minga (1959- 2007) dhe Kola (1958), me një staturë fizike e gjatësi të admirueshme, mbi 180 cm, pak më “i vogël” Muça (1960). E njihnin shumë mirë lojën e njëri-tjetrit dhe gjithçka finalizohej prej tyre.

Kola, Muca, Minga

Gjiganti Minga (nr. 10) me hapin galopant e Kola (nr. 11) goleador, jepnin garanci në lojën në tokë e ajër, realizonin në të gjitha pozicionet e mënyrat, ndërsa Muça (nr. 8) mjeshtër i rafinuar, organizator, me aftësi teknike, shikim periferik, administrim të lojës kur skuadra kishte topin. Edhe shënues.

Dominim në sezonet ‘81-‘89, katër herë kampionë së bashku dhe tri herë fitues të Kupës së Shqipërisë. Edhe në takime ndërkombëtare firmën e tyre e mbajnë disa nga golat spektakolarë dhe ndër më historikët e fanellës kuqezi. Në dhjetë sfida janë të tre në fushë: ai i Kolës në Mielec, në barazimin 2-2 me Poloninë; goli i dytë i jashtëzakonshëm i Mingës në fitoren e madhe 2-0 ndaj Belgjikës në Tiranë dhe goli i Muçës ndaj Spanjës në “Qemal Stafa”. Në Kupat e Europës, së bashku në fushë, i paharruar kualifikimi në Belfast në turin e parë të Kupës së Kampioneve, fitorja dhe kualifikimi në Bukuresht ndaj Dinamos në Kupën e Kupave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"