Speciale/ Nga Haland te Levandovski, Bundesliga u falet bomberave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2021 | 18:31

Speciale/ Nga Haland te Levandovski, Bundesliga u falet bomberave

Sezoni 2020-’21 ishte një spektakël për shumë teleshikues. Këtu spikatën shumë sulmues të cilët me golat e tyre bënë që njerëzit të festonin në shtëpi.

Haland-Andre Silva-Levandovski

Në Bundesligën gjermane, për momentin, mund të veçohen tre lojtarë të cilët janë në garë për “Këpucën e Artë” në këtë sezon: Robert Levandovski, Erling Haland dhe Andre Silva.

Sigurisht që favorit për ta fituar në fund “Këpucën e Artë” do të jetë sërish polaku i Bajernit i cili në 14 ndeshje ka shënuar plot 17 gola duke vendosur një rekod të ri në Gjermani.

1.LEVANDOVSKI (19 GOLA)

Shumë pak mund të besojnë se do të ndodhë ndonjë mrekulli edhe në këtë sezon për sa i përket lojtarit që do të shënojë më shumë gola në Bundesligë. I shpallur lojtari më i mirë i botës, Leva nuk ndalet së shënuari.

Këtë e tregoi edhe në dy ndeshjet e fundit ndaj Leverkusenit dhe Maincit. Me 19 gola në 14 ndeshje, ai është në rrugën e duhur për të thyer rekordin historik të Gerd Mylerit i cili në sezonet 1968-’69 dhe 1976-’77 shënoi 40 gola në një kampionat.

2.HALAND (10 GOLA)

Haland është një fenomen. Sulmuesi i Borusias së Dortmundit ka shënuar 23 gola në 23 ndeshje të luajtura në Bundesligë me verdhezinjtë. Një rekord për kampionatin gjerman. Në sezonin aktual, Haland ka shënuar 10 gola dhe renditet në vendin e dytë pas Levandovskit.

Ndoshta numri do të kishte qenë më i madh nëse ai nuk do të ishte ndalur pas dëmtimit në ndeshjen e Champions-it ndaj Lacios. Gjithsesi, gara për vendin e parë do të jetë e ashpër dhe interesante deri në fund të sezonit. Haland nuk do të dorëzohet lehtë, 7 gola më pak se Leva nuk janë shumë, por edhe pak jo, duke parë që polaku nuk po ndalet ende.

3.SILVA (9 GOLA)

Gara për vendin e tretë do të jetë mes Andre Silvës dhe Vout Veghorst. Portugezi po përjeton një moment të mirë në Frankfurt duke u kthyer në golashënuesin më të mirë të skuadrës.

Në krahun tjetër, holandezi Veghorst shënoi 9 gola në 11 javët e para të kampionatit për skuadrën e tij duke u bërë lojtari i parë në historinë e klubit të Volfsburgut që shënon një numër kaq të madh golash në kaq pak ndeshje. Lufta mes tij dhe Silvës do të jetë një arsye më shumë për të ndjekur Bundesligën gjermane që gjithsesi premierën do ta ketë në duelin Levandovski-Haland.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"