Speciale nga “Gazzetta dello Sport”: Kumbulla luftëtar i pamposhtur, djaloshi i momentit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2020 | 23:45

Speciale nga “Gazzetta dello Sport”: Kumbulla luftëtar i pamposhtur, djaloshi i momentit

Marash Kumbulla është lojtari i mo mentit në Itali. 20-vjeçari i Kombëtares shqiptare është shndërruar në një nga lojtarët më rezultativë në këto pesë ndeshje të para që ka zhvilluar. Prestigjiozja “Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar atij një speciale për muajin e artë dhe paraqitjen që po bën që në start me skuadrën e Romës. Më poshtë edhe shkrimi për “djaloshin luftëtar, që nuk dorëzohet për fitoren”, siç edhe e përshkruan në titull prestigjiozja italiane: Një vit më parë, në këtë periudhë, Marash Kumbulla kishte kuptuar se sa e komplikuar ishte Seria A. Në shtatë ndeshje kishte shënuar një gol dhe kishte provuar një ndëshkim (karton të kuq).

MIlan-Roma-Kumbulla

Po përballej për herë të parë me… botën e të mëdhenjve. Tashmë ka kuptuar edhe se sa e vështirë është që të transferohesh nga një qytet i vogël si Verona, në një metropol si Roma, edhe pse është duke e përballuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Megjithatë, kur është në fushën e lojës, nuk dorëzohet derisa të marrë fitoren, edhe kur bën një gabim (goli i parë i Milanit shënuar nga Ibrahimoviç). Vazhdon që të luajë me garanci dhe siguri. Jo vetëm kaq, por me kalimin e minutave nis “të vërë gjërat në vend”… Jashtë fushës, ka zgjedhur që të mos humbasë mes thashethemeve dhe trafikut, aq sa zgjodhi që të jetojë në një shtëpi që është vetëm pesë minuta larg “Trigorias”, qendrës stërvitore të Romës.

Asnjë vonesë për të shkuar në stërvitje dhe asnjë për t’u kthyer në shtëpi pas saj. Në moshën 20- vjeçare, për të ka rëndësi vetëm futbolli. Faktet janë në anën e tij, duke parë që deri më tani i ka dhuruar tri pikë Romës: dy në Europa Ligë kundër Jong Bojs me golin e përmbysjes që shënoi, duke transformuar në fitore një barazim, dhe një pikë tjetër ia dhuroi në kampionat, në ndeshjen e luajtur në “San Siro” kundër Milanit. Dy gola në pesë ndeshje janë shifrat e deritanishme të mbrojtësit që po zbulon se, përveçse të mbrojë, ka edhe veti prej bomberi sa herë që nevojitet të dalë në sulm.

PERIUDHA E ARTË

Nga ana tjetër, tetori është muaji i tij i preferuar. Një vit më parë, debutoi me Kombëtaren shqiptare, ndërsa disa javë më parë luajti ndeshjen e parë si titullar, gjithmonë me përfaqësuesen që ai ka zgjedhur. Gjithashtu, edhe tre gola me Veronën dhe Romën, në tetor 2019 shënoi ndaj Sampdorias kur ishte pjesë e Veronës. Gjithçka në muajin tetor… Mirëpo, tani Kumbulla nuk kërkon që të ndalet. E di se prej të enjtes, ai, Mançini dhe Ibanjez do të luajnë dy fanella për në Europa Ligë.

Kumbulla5

Gjithashtu, sa i përket kthimit të Smolling di edhe që anglezi nuk mund t’i luajë të gjitha ndeshjet… Ja pse i duhet që të vazhdojë me këtë ecuri. Gjithmonë, duke pakësuar në maksimum gabimet në mbrojtje dhe për këtë, rikthimi i Smolling sigurisht që mund ta ndihmojë shumë.

MATURIMI

Edhe pse është vetëm 20 vjeç, djaloshi është tashmë shumë i pjekur, siç e tregoi edhe me autokritikën e bërë pas ndeshjes kundër Milanit dhe golit të shënuar. “Mund të përmirësohem në të gjitha drejtimet dhe për gjithçka. Kam bërë një gabim dhe mund ta evitoja, mirëpo për fat të mirë e shleva me golin që bëra”. Gol që e vendos mes katër mbrojtësve të lindur në vitin 2000 të cilët kanë shënuar në top-pesë kampionatet europiane këtë sezon. Kush e dinte që kur luajti ndeshjet e para një vit më parë me Veronën, duke u përballur me të mëdhenjtë, do ta çonte nëpër mend që pas 12 muajsh do të kishin ndodhur të gjitha këto…

stat

OLSI TUJANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"