Nga Botërori te librat, ku janë ish-trajnerët e Shqipërisë. 11 prej tyre nuk jetojnë më

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2018 | 22:46

Nga Botërori te librat, ku janë ish-trajnerët e Shqipërisë. 11 prej tyre nuk jetojnë më

Kombëtarja shqiptare e futbollit është drejtuar vetëm nga trajnerë të huaj prej gati dy dekadash. Që në ardhjen e Armand Dukës në krye të institucionit të futbollit, trajnerët shqiptarë kanë kaluar në dorë të dytë dhe një pasaportë e huaj është “A”-ja për të nisur negociatat për stolin e përfaqësueses. Sulejman Demollari është i fundit prej trajnerëve shqiptarë që është ulur në stolin e përfaqësueses kuqezi, ndërkohë që pas tij nisi edhe hegjemonia e trajnerëve joshqiptarë. Po çfarë bëjnë sot ish-trajnerët e Kombëtares?

panuci de biazi

PA JETË

Fati, jeta dhe mosha ka bërë që disa prej ish-trajnerëve që kanë drejtuar të paktën një herë përfaqësuesen të mos jetojnë më. I pari trajner i huaj, Ljubisha Broçiç, i cili ka marrë drejtimin e përfaqësueses në gusht 1946 për të qëndruar vetëm dy muaj, ka ndërruar jetë në vitin 1995. Sllave Llambi, Ludovik Jakova, Myslym Alla, Miklo Vadas, Nikolai Jukshinov, Lori Boriçi, Zyber Konçi, Agron Sulaj, Medin Zhega dhe Josif Kuzhe nuk jetojnë më duke lënë nga pas rekordet në punën e tyre me Kombëtaren dhe jo vetëm.

PA SKUADËR

Vera e këtij viti kishte një të përbashkët për thuajse të gjithë ish-trajnerët e Kombëtares: Angazhimin e tyre si komentatorë televizivë në media të ndryshme në shtetet amtare. Nisur nga profesor Astrit Hafizi, i cili aktualisht është opinionist në “SuperSport”, të gjithë ish-teknikët e kuqezinjve u angazhuan me Botërorin “Rusi 20018”. Xhani De Biazi, gjithashtu i shumëkërkuar për opinionet e tij në mediat italiane dhe jo vetëm, u lakua së tepërmi edhe për marrjen në drejtim të përfaqësueses së Polonisë, por Boniek preferoi që federata e tij t’i besojë një vendësi për skuadrën përfaqësuese. Brigel e Dosena, secili me komentet e tij, janë munduar që të shpjegojnë respektivisht dështimin e viteve të fundit të Italisë dhe momentin jo pozitiv që po kalon Gjermania. Thuajse të gjithë ish-trajnerët e Shqipërisë janë pa skuadër në menaxhim dhe secili ka një angazhim dytësor rreth futbollit, në botën e mediave dhe komenteve.

RISIA

Oto Bariç, krahas angazhimit të fundit televiziv me Botërorin, raportohet të jetë duke punuar mbi një libër. Ish-tekniku i përfaqësueses po formulon sipas mënyrës së tij një recetë udhëzimesh, metodash dhe këshillash praktike pune mbi mënyrat e trajningut modern.

trajneret shqiptar

FSHF

Institucioni i futbollit në vendin tonë ka mbajtur në organikë vetëm tre nga ishtrajnerët e përfaqësueses. Bejkush Birçe është anëtar i Komisionit të Etikës pranë institucionit të futbollit, ndërkohë që Suejman Demollari ka rolin e specialistit në FSHF. Së fundmi, institucioni ka graduar trajnerin aktual të Kombëtares U-17, Xhemal Mustedanagiç, duke i besuar rolin e drejtuesit në Drejtorinë e Ekipeve Kombëtare. I fundit në këtë rol ka qenë Paolo Tramexani, i cili qëndroi për pak kohë në këtë pozicion ku edhe nisi strukturimin e ekipeve Kombëtare.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"