Speciale/ Kupa e Botës 1930, Uruguai kampion në Botërorin e braktisjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2018 | 22:00

Speciale/ Kupa e Botës 1930, Uruguai kampion në Botërorin e braktisjeve

Botërori i parë futbol listik u zhvillua në Uruguai, në vitin 1930. Ishte hera e parë që kombëtaret e futbollit të shteteve mblidheshin në një vend të vetëm, për të nxjerrë një fitues. Edhe pse futbolli ishte pjesë e Lojërave Olimpike të zhvilluara dy vite më parë, nuk ishte organizuar asnjëherë një kompeticion botëror për sportin e futbollit. U vendos që do të zhvillohej në Uruguai.

uruguai 1930

Në fakt, numri nuk ishte aq i madh sa pritej, pasi vetëm 13 skuadra konfirmuan pjesëmarrjen e tyre. Një prej ekipeve që zhgënjeu më shumë, për faktin që nuk mori pjesë, ishte pikërisht Kombëtarja e Anglisë. Këta të fundit vendosën të bojkotojnë turneun, duke u shprehur se ishin ata vendi që shpikën sportin e futbollit dhe për rrjedhojë duhet të ishin edhe vendi organizator i Botërorit të parë. Duke qenë se dëshira e tyre nuk u plotësua, atëherë ata vendosën që të mos udhëtojnë për në Uruguai. Por shtetet e tjera kishin probleme më njerëzore, duke parë edhe periudhën.

Disa prej shteteve europiane deklaruan se nuk do të shkonin për shkak të largësisë së madhe. Duhet theksuar se në atë kohë transporti bëhej me anije dhe duhej një kohë e gjatë për të shkuar nga një vend i Europës për në Uruguai. Por, kishte edhe nga ato shtete që deklaruan se ishin në krizë financiare dhe nuk mund t’i lejonin vetes shpenzime të tilla. Kombëtarja e Spanjës kishte një tjetër arsye për të mos marrë pjesë. Ata kishin vetëm pak muaj që kishin krijuar ekipin kombëtar dhe duke marrë parasysh situatën, vendosën që më mirë të mos shkojnë, në mënyrë që të përgatiten për kompeticionin e radhës. Madje trajneri i tyre, Hoze Maria Mateos, deklaroi se do të ishte thjesht një humbje kohe, pasi për aq kohë sa zgjaste rruga, ata mund të forcoheshin më shumë si ekip.

Kupa e Botës

Lusien Lorent është shënuesi i parë në historinë e botërorëve, kur francezi shënoi në portën e Meksikës. Interesimi i tifozëve ishte shumë i ulët në disa ndeshje, por në ato ku luanin amerikano-jugorët kalonte shifrën e 70 mijë spektatorëve në stadium. Faza në grupe tregoi menjëherë se cilat ishin skuadrat e mirëpërgatitura. Argjentina fitoi të tria ndeshjet e saj, Jugosllavia gjithashtu, madje duke mundur Brazilin. Uruguai dhe SHBA-ja u kualifikuan në gjysmëfinale, me dy fitore dhe pa pë- suar asnjë gol. Kur pritej që rivaliteti të ishte më i lartë, pati një dominim të pabesueshëm të amerikanojugorëve. Stabile, Pusel, Monti dhe Skopeli “shtypën” filozofinë strikte të jugosllavëve.

Një futboll i shpejtë, pa shumë detyra mbrojtëse dhe me një sulm të frikshëm, bëri që Argjentina të fitojë me rezultatin 6-1. Një fitore spektakolare, para 73 mijë të pranishmëve. Vetëm një ditë më vonë, vendi organizator mendoi të përsëriste të njëjtin “film”. Ishte Uruguai që fitoi gjithashtu 6-1, ku ranë në sy tripleta e Ceas dhe dopieta e Anslemit. Mbrojtja e hekurt e SHBA-së, e cila ishte e përbërë më tepër nga anglezë, e pati të pamundur që të përballonte edhe presionin e atmosferës së krijuar. Një stadium i tejmbushur që brohoriste vetëm për vendësit. Në ato kohë, ishte e rrallë që lojtarët të ndiheshin në një presion të tillë, aq më tepër një kombëtare e improvizuar si ajo e SHBA-së.

Finalja

Argjentinasit e nisën ndeshjen me një sulm total, ndërkohë që uruguaianët u treguan disi më mbrojtës, ndryshe nga ndeshjet e shkuara. Pavarësisht supremacisë së miqve, ishte Dorado ai që kaloi në avantazh vendin organizator pas 12 minutash. Gjithsesi, dukej sikur lojtarët e dy skuadrave “u ndezën” dhe ritmi i lojës u rrit më tepër. Peusel në të 20-n dhe Stabile në të 37-n përmbysën gjithçka për çelestët, duke entuziazmuar edhe 20 mijë argjentinasit që ndodheshin në stadium për të mbështetur ekipin e zemrës.

Pjesa e dytë pati ndryshim stili për Uruguain, edhe pse është komentuar gjatë më vonë se trajneri nuk u kishte dhënë asnjë këshillë taktike. Futbollistët nisën ta bazojnë lojën vetëm tek aksionet nga krahët, te krosimet në zonë dhe kjo rezultoi shumë e suksesshme. U shënuan plot tre gola, saktë- sisht nga Cea, Iriarte dhe Kastro, duke përfituar nga mangësia që kishte rivali për të mbrojtur si në të majtë, ashtu edhe në djathtë. Një ndeshje spektakolare e mbyllur me rezultatin 4-2 për kampionët e parë të botës në futboll, Uruguain.

Protesta

Tek Argjentina nuk e pritën aspak mirë atë humbje, duke akuzuar për futboll të ashpër dhe ndërhyrje antisportive. Madje, u ndërprenë menjëherë raportet mes dy federatave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"