SPECIALE/ Kasapë, kriminelë dhe narkotrafikantë, ja skuadra më e dhunshme e historisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2020 | 0:09

SPECIALE/ Kasapë, kriminelë dhe narkotrafikantë, ja skuadra më e dhunshme e historisë

Mes kasapësh, kriminelësh dhe profesionistëve të grushteve e shqelmave në fytyrë e kudo, është kjo skuadra më e frikshme që ka parë ndonjëherë historia e futbollit. Skuadra që askush nuk do të donte të haste përballë kurrsesi, pasi është thjesht e çmendur…

Tofting

Portieri – Mes shtyllave, pa asnjë dyshim emri i duhur është ai i Omar “Macja” Ortiz, i deastinuar për t’u bërë portieri titullar i Kombëtares së Meksikës, por në vitin 2010 ai u skualifikua për doping.

Ortiz

Pikërisht gjatë kësaj periudhe dënimi, ai vendos që të punojë me një bandë narko-trafikantësh, të cilët e bëjnë pjesë atë në të paktën tri grabitje masive.

Omar-Ortiz_2103174b

Procesi vendos që ta dënojë Ortizin me “asgjë” përveçse 75 vite burg, për t’u kaluar në ato qelitë “komode” meksikane.

Mbrojtës i majtë – Mëngjerashi i prapavijës është Siril Rul. Ky emër ndoshta nuk do t’ju thotë shumë, por do ju duhet të mjaftoheni me faktin se ai ka qenë një ndër futbollistët më të ashpër dhe më të ligj të historisë së futbollit francez.

cyril-rool-30797fab-f5a6-401c-8cdf-24d23b4f8f4-resize-750

Shifrat për të flasin qartë: 187 kartonë të verdhë dhe 25 kartonë të kuq. Mendoni që tifozët e adhuronin atë, aq sa në stadium shiheshin bluza të personalizuara në të cilat shkruhej: seks, drogë dhe… Siril Rul.

Qendërmbrojtës – Në mes të prapavijës nuk mund të ishte asnjë tjetër përveç Andoni Goikoeçeas, i quajtur ndryshe edhe “kasapi i Bilbaos”.

Barca

Ai mbahet mend sepse me një faull arriti që të frakturonte kaviljen e Diego Armando Maradonës (kur Diego luante te Barcelona) në 3 vende të ndryshme. Pas atij faulli makabër javët pezullim që mori ishin 8.

Por çrregullimi mendor i këtij futbollisti ishte ai i të konfirmuarit pak muaj më pas se, atletet me të cilat shkaktoi atë faull i ruante ende sot e kësaj dite në një kuti prej qelqi, në dhomën e ndenjes.

Qendërmbrojtës – Ramon Aguirez Suarez (Estudiantes), protagonist i një prej ndeshjeve më të dhunshme të historisë së futbollit. Ishte viti 1969… Milani udhëton në “Bombonera”, për të luajtur ndeshjen e kthimit të Kupës Libertadores.

dfdgd

Pas humbjes në takimin e vajtjes, gjatë nxehjes në stadium, Ramon i kërkoi tifozëve që t’i derdhnin kafe të nxehtë kuqezinjve në kokë e në trup kur të zbrisnin në fushë, ndërsa shokëve të tij që t’i godisnin me top në trup kundërshtarët.

Por më të mirën ai e jep gjatë zhvillimit të ndeshjes, kur në fushë ofron faulle prej krimineli. Një gjueti e pastër ndaj personit, sidomos ndaj dezertorit Kombin, e cila indinjoi panoramën futbollistike italiane dhe atë ndërkombëtare.

Mbrojtëse e djathtë – Për të kompletuar repartin e prapavijës kemi gërmuar dhe e përzgjedhura është një femër, Elizabet Lambert, protagoniste e kampionateve universitare amerikane.

Elisabet

175 centimetra degjeneratë e gjallë, videot e të cilës ende sot e kësaj dite janë virale në ueb. Ajo u bë e famshme prej sjelljeve të saj të dhunshme ndaj kolegeve femra, aq sa Komisioni Ndërkombëtar i SHBA-ve vendosi që ta përjashtojë përjetë nga fushat e futbollit adoleshenten kriminele.

Shkatërrues – Mesfushori mbrojtës i këtij formacioni që është pak ta quash të frikshëm është Xherrardo Bedoja, kasapi kolumbian që nuk mund të mungonte në këtë skuadër për një arsye të thjeshtë: mban rekordin e përjashtimeve në historinë e futbollit, plot 41 karton të kuq.

Gerardo

Ai quhej “Gjenerali”, sepse ishte i lig dhe i pashpirt, njësoj si shefi i forcave të armatosura kolumbiane.

Mesfushor – Në shtyllën kurrizore të skuadrës nuk mund të mungonte “bastardi” Stig Tofting, të cilin nuk do doje ta kishe as shok skuadre. Mendoni që në vitin 2002, gjatë periudhës së Botërotrit, danezi rrahu shokun e përfaqësueses, Gronkjaer, pasi ky i fundit reagoi keq, pas një shakaje të tij.

Tofting

Ose në vitin 2004 ai rrahu i vetëm disa shokë të skuadrës në mbrëmjen e Vitit të Ri. “Gjeniale” ishte fakti kur ai vendosi të hapë një lokal, në qytetin e tij të lindjes, por kryebashkiaku ia anuloi lejen, për shkak të njohjeve aspak të mira.

I plagosur në krenari, Tofting vendosi që të kandidojë për Bashkinë dhe çmenduria është se i fitoi zgjedhjet. Por pasi iu dha e drejta për të qeverisur qytetin, ai habit në konferencën për shtyp, përpara elektoratit, duke nënvizuar se dorëhiqet, pasi nuk ishte ideja e tij që të bënte politikë.

stig

“Doja vetëm që të gjithë ta kuptonin se kush e drejton në të vërtetë këtë qytet”, tha Tofting duke paraqitur dorëheqjen nga posti i fituar me vota. Ahh… Dhe si me magji, vendimi i parë që morri kryebashkiaku i ri i qytetit të Arhusit ishte dhënia e menjëherashme e licencësë që Tofting të rihapte klubin e tij.

Mesfushor – Për të mos i munguar gjë vetes, Vini Xhons bën më komplet repartin e masakruesve. Një lojtar që mund të krenohet me kartonin e verdhë më të shpejtë të historisë së futbollit, pas vetëm 3 sekondash. Statistikisht ai është lojtari i dytë më i dhunshëm i historisë së Premier Ligës me Xhonsin që meriton edhe një skualifikim prej 6 muajsh.

Vini Xhones

Arsyeja? Ai vendosi që të bëjë një dokumentar me të gjitha faullet e dhunshme të karrierës së tij. Federata Angleze nënvizoi se ky dokumentar prishte imazhin e futbollit në ishull dhe Xhons vendos ta lërë këtë sport pa mërira dhe udhëton në SHBA, ku i futet profesionit të aktorit, në Hollivud. Dhe bëhet edhe më i famshëm sesa në futboll…

Kapiteni – Në mesfushën me 4 futbollistë, ai që “meriton” edhe shiritin e kapitenit të kësaj skuadre kriminelësh është Xhoi Barton. Përveçse një historie të pafundme kartonësh të verdhë, gjërat më të çmendura ai i ka bërë jashtë fushës së lojës. Në vitin 2004 i fiku cigaren në sy një djaloshi të skuadrës së të rinjve. Në vitin 2005 largohet nga grumbullimi, pasi rrahu një tifoz 15-vjeçar të Evertonit.

Barton

Disa muaj më pas sulmon shokun e skuadrës Dabo, duke i shkaktuar shkëputjen e retinës së syrit… Në vitin 2007 rreh një tjetër 16-vjeçar, ndërsa në 2008-ën dënohet me 6 muaj burg, pasi shkaktoi një sherr masiv në Liverpul.

Sulmues – Në repartin ofensiv, ai që tërheq skuadrën është Troi Dinej, i vetmi lojtar ende sot e kësaj dite në aktivitet.

Arsenal FC v Watford FC - Premier League

Po flasim për njërin që pas një dënimi me 10 muaj burg, për sherr në vitin 2012, atij iu desh të luante disa ndeshje me një byrzylyk elektronik të lidhur në kavilje. Nëse doni ta shihni “live”, sot e kësaj dite ai luan për Uotfordin. Ah po… Të paktën deri në arrestimin e radhës.

Sulmues – Ai që kompleton këtë skuadër të çmendurish është Dankan Ferguson, i vetmi lojtar i historisë që ka përfunduar në burg për një faull në fushën e lojës.

ferguson55

Jemi në vitin 1994… Luhej një sfidë anonime mes Gllazgou Rejnxhërs dhe Reith Rovers, kur Ferguson vendos që të lëshohet me kokë me 200 kilometra në orë me ndaj kundërshtarit Xhon MekStej, kushëriri i Foul, kapitenit të Sëlltikut të urryer.

Ferguson

Kështu, vetëm në moshën 26-vjeçare, muskulozi Dankan e gjen veten që të ndajë qelinë me shpërndarës droge, vrasës, grabitës dhe përdhunues, eksperiencë kjo që do ta bëjë të lërë përgjithmonë vendlindjen e tij dhe të përjashtohet nga kombëtarja skoceze. Do të ringrihet sërish duke bërë famë në Liverpul, por me bluzën e Evertonit.

Jeton Stamolla – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"