SPECIALE/ Gjeniu i merkatos, ja si Igli Tare bëri një kryevepër te Lacio

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 0:16


SPECIALE/ Gjeniu i merkatos, ja si Igli Tare bëri një kryevepër te Lacio

Kryeveprën e vërtetë Lacio nuk e ka bërë në Arabi kur mundi Juven në finalen e Superkupë së Italisë 1-3 të dielën. Por e ka bërë në tavolinë, në telefon dhe në selinë e vet. Duke negociuar, gjithnjë duke negociuar… Meritë ka presidenti i klubit për filozofinë, por mbi të gjitha Igli Tare. 

Tare555

Po, ishkapiteni i Shqipërisë ka ditur gjithnjë se si të manovrojë dhe jo vetëm që po korr suksese dhe po merr trofe, por ka 4-fishuar edhe vlerën e klubit. Talente pak të njohur dhe të blerë lirë, që u është dhënë besim dhe ua kanë rritur vlerën. Pasi i kanë shitur, kanë ditur t’i zëvendësojnë.

Tare443

Nuk e teprojnë kurrë me kërkesat e tyre, ndaj edhe tregtia u ka ecur mirë. Mjafton të shohësh titullarët që luajtën kundër Juventusit, ku duket qartë se përveçse janë investim kryekëput i Lacios, nëse dikush kërkon t’i blejë në të ardhmen, duhet të paguajë 4-fishin e vlerës.

THOMAS STRAKOSHA 

U mor si lojtar i lirë nga Panioniosi, me pak euro shpenzime për të drejtën e formimit, por ndërkohë fitoi një derbi me Romën. Tare luajti asin nën mëngë: babanë e portierit, Foton, e ka shok për kokë dhe kanë luajtur bashkë për vite të tëra në kombëtaren shqiptare.

strakosha lacio

Pasi u mor dhe luajti për pak kohë me skuadrën e të rinjve (me brezin e Kataldit dhe Keitas), u transferua për një sezon te Salernitana dhe u kthye si portier i tretë. U bënte hije dy lojtarëve si Bixarri dhe Marketi, por arriti që të fitonte vendin e titullarit me meritë.

 U PAGUA 75 mijë euro dhe sot vlen 20-25 milionë euro

STEFAN RADU 

“Lacio bën dy goditje: Radu dhe Kardaço”, shkruante “Gazzetta Dello Sport” në 27 janar të vitit 2008. I dyti nuk mbërriti kurrë nga Uruguai, ndërsa i pari u shndërrua në një kolonë të Lacios për më shumë se një dekadë.

radu

U pagua 5,5 milionë euro dhe luajti për 12 sezone. Rumuni i parë që i kushtoi kaq shumë Lacios. Por sot një si ai, me atë potencial dhe atë personalitet, nuk e blen dot më kurrë aq lirë.

U PAGUA 5,5 milionë dhe sot vlen 3 për shkak të moshës së tij.

FRANÇESKO AÇERBI

Dy vite më parë duhet të zëvendësohej një si De Vraj dhe Lotito u garantoi tifozëve: “Do të marrim një akoma më të fortë”. Një pistë ishte edhe ish-lojtari i Bajernit, Badshtuber, ndërsa tjetri ishte Açerbi, që në fakt kishte djegur shumë shanse që kur ishte larguar nga Milani.

Acerbi

Në fund, Lotito mori atë dhe pagoi 10 milionë euro. Shumë? Jo, nëse mendohet se çfarë eksperience dhe çfarë force ka ai. Arrin të luajë mirë si në skemën me 3 mbrojtës, ashtu edhe atë me katër. Nuk mungon në ndonjë ndeshje për dëmtime prej një jete, sepse ai nuk është dëmtuar kurrë. Pas dy sezonesh mund të thuhet se ia ka vlejtur dhe i ka nxjerrë lekët e shpenzuara.

U PAGUA 10 milionë euro, sot vlen të paktën 15 milionë.

LUIZ FELIPE 

Një rast emblematik, që shpjegon se përse sistemi “Lacio” duhet studiuar dhe të riprodhohet në klubet e tjera të nivelit të tij. Ia sugjeruan Tares dhe atij që, në fakt, nuk i mungon intuita, iu desh shumë pak për të kuptuar se çfarë potenciali kishte djaloshi.

luiz-felipe-lazio-2018

Ku luante? Në Kategorinë e Katërt braziliane… Kushtoi 850 mijë euro, u dërgua për eksperiencë te Salernitana dhe më pas u kthye në Romë, ku u imponua menjëherë duke zënë vendin në formacion. Tani duhet një çek me tetë shifra për ta marrë.

UA PAGUA 850 mijë euro, sot vlen 10-15 milionë euro.

MANUEL LAXARRI 

Në verë e donin të gjithë, duke u bazuar te paraqitjet e tij të shkëlqyera me SPAL-in, por Tare e kishte ndjekur që kur luante në Serinë B dhe e dinte mirë se i përshtatej lojës së Inzagit. I dogji të gjithë, duke paguar 7 milionë euro dhe duke futur në negociata edhe Murxhian.

Manuel-Lazzari-Source-DerbyDerbyDerby

E gjitha shkoi afro 11 milionë euro. Tani ka ardhur në formë të shkëlqyer, mbron mirë, vrapon si i çmendur dhe ofron asiste pa pushim. Një nga më të kompletuarit në rolin e tij në Serinë A. Kush dëshiron ta marrë, rrezikon që të paguajë dyfishin e shifrës që shpenzoi Lacio.

 U PAGUA 11 milionë euro, sot vlen 18-20 milionë euro

LUIS ALBERTO 

Kryevepra absolute e merkatos së Tares. Një majtosh i lindur që driblonte shkëlqyer, por nuk kishte lënë asnjë gjurmë te Sevija, Barcelona dhe Liverpuli.

luis alberto

Të kuqtë madje e konsideruan shumë të dobët dhe që nuk do të arrinte kurrë nivelin e Suarezit apo Kutinjos. Lacio e mori lehtë, sepse nuk pati konkurrencë dhe pagoi vetëm 5 milionë euro.

I ndryshoi rolin, duke e vendosur si fantazist ose sulmues të dytë. Shkëlqeu dhe sot është një nga më të spikaturit në Serinë A. Sot ai vlen të paktën 8- fishin e shumës që pagoi Lacio.

U PAGUA 5 milionë euro, ndërsa sot kushton 40 milionë euro.

SERGEJ MILINKOVIÇ-SAVIÇ

Korrik 2015: Serbia sapo kishte fituar Botërorin U-20 dhe ylli i saj ishte Milinkoviç-Saviç që ishte pjesë e Fiorentinës. Telekamerat fiksonin gjithnjë atë, madje u fotografua edhe duke hyrë në selinë e klubit vjollcë, por një ditë më pas firmosi për Lacion.

sergej-milinkovic-savic-lazio-940x530

“Isha i qetë edhe kur shkoi te Fiorentina për të biseduar, sepse një natë më parë më kishte premtuar se do të ulej dhe t’i dëgjonte ata të Fiorentinës, por do të firmoste për ne. Nuk kisha asnjë dyshim se ishte burrë i fjalës”, rrëfen Tare sot. Me 10 milionë euro të paguara Genkut, Lotito bëri goditjen më të bukur të epokës së tij te Lacio. Sot çmimi i tij është të paktën 7 herë më i lartë..

 U PAGUA 10 milionë euro dhe tani vlen të paktën 70 milionë euro.

LUKAS LEIVA 

Edhe ai një goditje e madhe në shtëpinë e Liverpulit, ndonëse emri i tij dilte në listat e dëshirave të Lacios në çdo verë. Transferimi i tij realizua vetëm kur Tare duhet të zëvendësonte Bilian.

LucasLazio

Te të kuqtë e deshi Benitez, por ai dështoi, sepse edhe Klopi më pas e aktivizonte si mbrojtës qendre. Te Lacio luajti në rolin e tij dhe i shtoi inteligjencë dhe agresivitet mesfushës. Edhe sot 33 vjeç, ai arrin të bëjë diferencën. Nëse dikush kërkon ta marrë, nuk do të kushtonte më pak se aq sa u ble.

U PAGUA 5,6 milionë euro dhe sot vlen 5-7 milionë euro.

SENAD LULIÇ 

U mor nga Jang Bojs në verën e vitit 2011 dhe iu pagua kartoni afro 3 milionë euro. I dha besim Petkoviçi dhe ai nuk zhgënjeu më.

Lulic

Nisi të konsiderohej si pasardhësi i Kolarovit. Tani le të bëjmë llogaritë: kapiten, lider, vrapues, mbrojtës, asistues, i fortë dhe zgjidhës ndeshjesh. Më shumë se kaq… Thjesht një si ai nuk ka çmim për një klub si Lacio. Sot është 33 vjeç, por prapë kushton aq sa është blerë.

U PAGUA 3 milionë euro, sot vlen sërish 3-4 milionë euro.

HOAKIN KORREA 

Sërish një kryevepër. Beniamini i Veronit tek Estudiantes, u mor nga Sampdoria. Luan pak dhe keq. Xhenovezët nuk durojnë dhe ia shesin Sevijes.

joaquin-correa-ss-lazio-1570709389-26446

Aty jep disa shkëndija, por nuk është konstant dhe nis të ngrohë sërish stolin. Ndërhyn sërish Tare, që deri në atë kohë po vëzhgonte Papu Gomezin dhe Lukas Perezin. Drejtorit iu desh ta bindte me vështirësi Lotiton që të paguante 16 milionë euro. Tani luan rregullisht dhe merret vesh me sy mbyllur me Imobilen. Vlen të paktën dyfishin…

U PAGUA 16 milionë euro, ndërsa tani vlen 30-40 milionë.

ÇIRO IMOBILE 

Xhokonda e merkatos së Lacios… I konsideruar si një dështim për të luajtur në nivele të larta, pasi doli huq me Dortmundin dhe Sevijen, Lacio vendosi ta rikthente në Itali për një shifër “mediokre” prej 8,5 milionë eurosh (10 bashkë me bonuset).

imobile

Duhet të zëvendësonte një gjigant si Klose dhe presioni që mori klubi mbi vete ishte shumë i madh. Është një bast i fituar, sepse Imobile di si të shënojë gjithnjë, mjafton t’i japësh topin në thellësi dhe ai e çon në rrjetë. Sot shënon praktikisht nga një gol për ndeshje. Sa vlen sipas jush një sulmues i tillë?

U PAGUA 10 milionë euro dhe sot vlen 60-70 milionë. 

 

Marrë nga “gazzetta.it”




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com