SPECIALE/ Familje sportistësh, Levën e ushqen… gruaja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 18:59

SPECIALE/ Familje sportistësh, Levën e ushqen… gruaja

Jeta sportive e një lojtari është shumë e varur me atë private ose familjare. Kjo ndodh edhe në nivele të larta edhe te lojtarët e mëdhenj. Një nga ata është pa dyshim edhe Robert Levandovski.

Leva

Ky i fundit do të përballet sot me Barcelonën në një duel gjigantësh. Jeta e polakut ka qenë gjithmonë e shoqëruar nga sporti. Babai i tij, Krystov, është një ish-kampion në xhudo dhe lojtar në ligat amatore në Poloni. Ai ishte edhe arsyeja pse Robert nisi të luajë futboll. Nëna Ivona është një ish-basketbolliste e talentuar. Ndërkohë, partnerja e tij, Ana Levandovski, njihet pothuajse nga e gjithë bota e futbollit.

Bukuroshja që ka sjellë në jetë dy vajza me sulmuesin e Bajernit është një dietologe dhe karateiste e njohur. Ana është gjithashtu përgjegjëse për ushqimin e lojtarit polak dhe jo vetëm. Në skuadrën e Bajernit disa nga lojtarët ndjekin këshillat e saj. Në një intervistë për “Bild”, ajo zbuloi një detaj të veçantë në dietën e numrit 9 të bavarezëve. Leva e niste çdo vakt duke ngrënë në fillim një pjesë të vogël ëmbëlsirë. Kjo, sipas Anës ndihmonte metabolizmin e lojtarit që të “zgjohej”. Për shumë një metodë e çuditshme, por jo për familjen Levandovski. Frytet e kësaj metode janë parë në formën e mirë që po kalon bomberi i Bajernit që edhe pse në moshën 31- vjeçare, është një nga lojtarët më të kompletuar në botë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"