Diktat i Skënderbeut në dekadën e fundit, Partizani i kthen nderin kryeqytetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2019 | 23:59

Diktat i Skënderbeut në dekadën e fundit, Partizani i kthen nderin kryeqytetit

OLSI TUJANI

Për fat të keq, shumë skuadra me emër dhe shumë histori në futbollin shqiptar, janë zhdukur nga harta e futbollit elitar. Në dhjetë vitet e fundit është thyer çdo mit për skuadrat elitare që kanë rënë nga kategoria.

kategoria-superiore

Tirana ishte e fundit që nuk e njihte kategorinë inferiore dhe e provoi diçka të tillë. Po Skënderbeu? Çfarë ndodh me korçarët në kampionatin tonë?

Një dekadë – A jeni kuriozë të dini se çfarë ka ndodhur në futbollin shqiptar në dhjetë vitet e fundit? A keni menduar ndonjëherë të hamendësoni se ç’vend do të zinte Vllaznia në një dekadë futboll në Shqipëri. Po Dinamo? Çfarë vendi e gjen veten Tirana dhe Partizani në dhjetë kampionatet e fundit nga sezoni 2009-2010 deri në këtë aktualin?

“Panorama Sport” ju servir një tabelë të veçantë me të gjitha këto të dhëna në një dekadë futboll për ndeshjet, pikët, fitoret, golavarazhin, barazimet dhe humbjet.

Klasifikimi i dekades

Dominimi – Në dhjetë vitet e fundit, gjashtë tituj radhazi që u pasuan me një të Kukësit dhe më tej sërish triumf të korçarëve, kanë bërë që Skënderbeu të kryesojë renditjen e dekadës së fundit në Superiore.

Me 331 ndeshje të zhvilluara, prej të cilave 196 fitore, 60 barazime dhe 75 humbje, e rendisin ekipin korçar në krye. Diferenca është e frikshme. Ujqërit e dëborës” kanë 648 pikë dhe në krahasim me vendin e dytë, numërojnë 168 më shumë. Edhe golavarazhi është pozitiv me diferencën +258 mes golave të shënuar dhe atyre të pësuar.

Efekti “Teuta” – Titulli i parë dhe i fundit kampion i Teutës është në sezonin 1993-  ’94, por në dhjetë vitet e fundit durrsakët kanë qenë faktor. Këtë e tregon edhe renditja e përgjithshme në dhjetë sezone, teksa i gjen bregdetarët në vend të dytë.

Në bazë të numrave, ka zhvilluar 331 ndeshje prej të cilave 133 fitore, 81 barazime dhe 117 humbje. Golavarazh pozitiv, por diferenca është vetëm 14 mes të shënuarve dhe të pësuarve. Referuar pikëve, parakalon Laçin me vetëm gjashtë të tilla, duke i marrë “protagonistin”.

Futbollistet e huaj golat

Laçi në “podium” – Kurbinasit kanë qenë skuadra më stabël e dekadës së fundit. Kanë synuar vazhdimisht zonën e Europës, duke bërë që të jenë në gjysmën e sipërme të tabelës së klasifikimit. Në renditjen e dekadës së fundit, kurbinasit zënë vendin e tretë me 474 pikë falë 132 fitoreve dhe 84 barazimeve. Në total, sipas “transfermarkt”, numërojnë 331 ndeshje, po aq sa korçarët dhe durrsakët.

Diferenca e golave është gjithashtu pozitive, mes të shënuarve dhe atyre të pësuar, teksa krahasimi del +27. Në radhë vjen Flamurtari, e cila ka notuar në mesin e artë të klasifikimit në vitet e fundit. Një sezon për titull dhe të tjerë për Europë apo edhe për të shmangur rënien, e kanë vendosur skuadrën vlonjate në vend të pestë në dhjetë vitet e fundit.

Kryeqytetaset – Tirana është më mirë se Partizani. Jo vetëm për titujt e fituar në total, por edhe në bazë të renditjes në dhjetë sezonet e fundit. Në një dekadë, Partizani fitoi të fundit titull kampion dhe për rrjedhojë, nga ana e palmaresit ka një titull në të ndryshe nga bardheblutë që nuk kanë në këtë dekadë të fundit, mirëpo, në total, Tirana e gjen veten në vend të pestë. Dy më lart sesa rivalët e kuq të kryeqytetit.

Golat e shenuara brenda kohes shtese

Gjithsesi, pozicionimi në këto vende tregon qartë se titulli i munguar në një dekadë në kryeqytet, i ka zbritur nga hierarkia dy klubet e Tiranës. Të dyja së bashku, duke përfshirë edhe këtë vit që Partizani e mbylli në krye, numërojnë 40 (24+16) tituj kampionë, ndaj triumfi i të kuqve është ftesë për të vijuar rrugëtimin drejt suksesit. A do ta ruajnë Tirana dhe Partizani edhe këtë sezon? Mbetet për t’u parë qershori 2020.

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"