Spanja tërbon Izraelin, ndeshja do të luhet në qytetin pro-Palestinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2017 | 11:25

Spanja tërbon Izraelin, ndeshja do të luhet në qytetin pro-Palestinë

Stadiumi “El Molinon” i Gijonit do të presë sot ndeshjen mes Kombëtares së Spanjës dhe asaj të Izraelit, e cila do të luhet në masa të jashtëzakonshme. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, shkak është bërë votimi që komuniteti autonom i Gijonit ka bërë më 13 janar të vitit 2016 pro bojkotit të Izraelit, duke dalë në këtë mënyrë në krah të popullit Palestinez.

1215

Zyrtarët e Izraelit nuk e kanë kuptuar një zgjedhje të tillë të federatës spanjolle për ta luajtur ndeshjen pikërisht në këtë stadium. Madje, bëhet me dije se tifozët do të kenë në duar edhe kartonë të kuq që do t’ua tregojnë miqve. Krahas masave të policisë vendëse, Kombëtarja e Izraelit do të shoqërohet nga agjentët e Mosadit.

lopetegui

LOPETEGUI

Trajneri i Spanjës, Holen Lopetegui, nuk pranon se Izraeli është një skuadër e dobët përballë Spanjës së tij. “Nuk është skuadra me e dobët e grupit. Kundër Italisë meritonte më shumë. Ne duam tri pikët dhe nuk do të jetë e lehtë. Kemi përballë një ndeshje të vështirë për të mundur Izraelin, por e kemi përgatitur atë me pasion të madh, ashtu siç bëjmë çdo ndeshje.

Diego Kosta? E duam ashtu siç është, agresiviteti i tij është pozitiv. Iniesta është gjithashtu shumë mirë. Ne kemi nevojë për urinë e këtyre lojtarëve”, tha trajneri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"