Spanja shpall listën zyrtare për në Botëror, 2 futbollistët e Çelsit mbeten jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 13:36

Spanja shpall listën zyrtare për në Botëror, 2 futbollistët e Çelsit mbeten jashtë

Spanja ka shpallur listën zyrtare të 23 futbollistëve që do të përfaqësojnë Kombëtaren iberike në Botërorin “Rusi 2018”. Trajneri Lopetegu ka lënë jashtë 2 futbollistët e Çelsit, Markos Alonso dhe Alvaro Moratën, të cilët figuronin në listën paraprake.

spanja1

Bie në sy prezenca e Andres Iniestës, që do të luajë Botërorin e fundit, pas lamtumirës me Barcelonën. Asensio, Aspas, Diego Kosta, Rodrigo dhe Lukas Vaskez, janë sulmuesit e grumbulluar nga trajneri spanjoll, ndërsa Odriozola i Real Sosiedadit është risia në këtë përzgjedhje.

spanja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"