Spanja në Tiranë, na sfidon me yjet e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2018 | 13:57

Spanja në Tiranë, na sfidon me yjet e Realit

Kombëtarja U-21 do të zhvillojë ndeshjet e fundit kualifikuese për kualifikueset. Pas disfatës në Spanjë, të besuarit e Alban Bushit kanë edhe sfidën kthyese me iberikët, të cilët kanë mbyllur çdo llogari kualifikimi dhe gjenden të parët në grup me pikë të plota. Trajneri i 21-vjeçarëve të Spanjës, Luiz de la Fuente, ka rithirrur në skuadër talentet Ojarzabal dhe Zubeldian.

auto_5252525252525-650x3581536265032

Spanja do të përballet me 21-vjeçarët shqiptarë dhe Islandën në dy transferta që do t’u japin fund përballjeve kualifikuese. Në listë gjenden futbollistë të talentuar të Real Madridit si Hezus Vajeho, si dhe Borha Majoral, i cili është huazuar te Levante. Gjithashtu, në listë janë edhe Pol Lirola i Sasuolos dhe Fabian Ruiz i Napolit.

Spanja u21

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"