Spanja në provën skoceze, trajneri De La Fuente: Shkojmë për të fituar, na pret një betejë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 12:55

Spanja në provën skoceze, trajneri De La Fuente: Shkojmë për të fituar, na pret një betejë

Spanja ka mundur në takimin e parë kuali fikues për në “Euro 2024” Norvegjinë me shifrat 3- 0 dhe sonte në mbrëmje do të jetë e fituar në “Hampden Park” përballë Skocisë. Një takim mes dy kryesueseve të grupit, që kanë fituar ndeshjet e tyre të para.

de la fuente

Një përballje që do të shohë dy stile të ndryshme në fushë. Nga njëra anë Spanja që e bazon lojën te zotërimi i topit dhe përpunimi i tij dhe nga ana tjetër Skocia agresive dhe direkte në lojën e saj.

Këto karakteristika të skocezëve kanë vënë në dukje trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente dhe mesfushori Rodri në konferencën për shtyp që nga Gllazgou.

Spanjollët do të kërkojnë të ruajnë ecurinë e tyre pozitive ndaj Skocisë, ku nuk njohin humbje që nga viti 1984, por duke vënë në dukje dhe vështirësitë që paraqet kjo ndeshje.

DE LA FUENTE – Trajneri i Spanjës ka analizuar në detaje stilin e lojës së Skocisë, por duke mos hequr dorë nga objektivi i “furisë së kuqe” që janë tri pikët.

“Futbolli skocez ka ndryshuar shumë. Vazhdojnë të jenë direkt në lojën e tyre, por duke e shtruar disi lojën. Gjithashtu nuk luajnë vetëm në ajër siç jemi mësuar. Kanë lojtarët mjaft të mirë që luajnë shtruar dhe e qarkullojnë shumë mirë topin. Ne jemi përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm. Ne si Spanjë kemi objektivat tanë, duam të fitojmë e të mbyllim këtë fazë të parë me pikë të plota. Gjithsesi, unë refuzoj ta quaj Skocinë një rival të vogël. Ata do të kenë të gjithë respektin tonë, por natyrisht që ne e kemi të qartë se çfarë kërkojmë. Duam ta mbyllim në vendin e parë në grup”, ka thënë trajneri i “La Roja”-s.

RODRI – Trajneri i Spanjës është shoqëruar në konferencë nga mesfushori i Mançester Sitit, Rodri.

“Ne e dimë për potencialin e Skocisë dhe lojtarëve të saj. Është një ekip me lojtarë agresiv, por me cilësi. Por ne duam pikët e plota dhe do ta kërkojmë këtë duke i imponuar lojën tonë Skocisë”, tha mesfushori i kombëtares spanjolle.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"