Spanja me bilancin e dytë më të rëndë në Europë nga koronavirusi, Barcelona mendon të rifillojë stërvitjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2020 | 22:38

Spanja me bilancin e dytë më të rëndë në Europë nga koronavirusi, Barcelona mendon të rifillojë stërvitjet

Barcelona po mendon të rinisë përgatitjet në grup për kampionatin në 27 prill. Mediat pranë klubit katalanas raportojnë se sipas parashikimeve, futbollistëve u duhen të paktën 2 javë për t’u rifituar kompaktësinë fizike, ndërsa për anën tekniko-taktike nevojiten 2 javë të tjera.

Barcelona

Por, ky propozim i stafit teknik të kampionëve të Spanjës vjen në një moment aspak të favorshëm për të luajtur futboll, pasi Spanja renditet si shteti me dëmet më të mëdha në Europë pas Italisë për shkak të përhapjes masive të koronavirusit, ku deri tani rezulton të kenë humbur jetën 2207 persona.

Nga ana tjetër, qeveria spanjolle ka pezulluar deri në një njoftim të dytë aktivitetet publike për të shmangur përhapjen në përmasa më të mëdha të koronavirusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"