“Spanja favorite për Europianin”, Luis Enrike i “shkel syrin” Barcelonës: Të stërvitësh Mesin është diçka… speciale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 28, 2020 | 16:14


“Spanja favorite për Europianin”, Luis Enrike i “shkel syrin” Barcelonës: Të stërvitësh Mesin është diçka… speciale

Luis Enrike beson se Spanja do të fitojë Europianin. Trajneri i “Furisë së Kuqe” nuk ka dashur të japë asnjë informacion për lojtarët që do të grumbullojë në Euro 2021, por thotë se shtyrja e këtij kompeticioni do të ndihmojë të rinjtë për t’u përmirësuar. Në një komunikim me tifozët ai i lë dyert e hapura për një rikthim të mundshëm te Barcelona.

luis enrike

Listat- “Nëse sheh listat e mëparshme, e krijon një ide që kemi. Më pëlqen shumë që të kemi opsione të ndryshme në çdo repart. Uroj që problemi im i madh të jetë mundësia për të zgjedhur dhe për të lënë lojtarë jashtë. Nuk është e mirë për një trajner, por është për skuadrën”.

Shtyrja- “Ajo që ka ndryshuar tani është fakti që do të punojmë më shumë me të rinjtë dhe do të kemi më shumë kohë për të punuar. Mendoj se do të jetë diçka pozitive. Spanja mund të fitojë Europianin”.

Lista e parë- “Do të kem më shumë kohë dhe ndeshje për të punuar me të rinjtë. Shumë njerëz duan Ferran Torresin dhe më kërkojnë ta grumbulloj, por unë nuk di kë do të marr me vete. Pritshmëritë ndaj Spanjës janë të mëdha. Që kur fituam Europianin dhe Botërorin, jemi pikë reference për të gjithë të tjerët dhe besoj se kemi një nivel të mirë. Duhet të besojmë dhe të punojmë maksimalisht. Në dy turnetë e fundit nuk kemi qenë në lartësinë e duhur”.

Traore- “E njohim mirë Adaman që kur isha te skuadra e Barcelonës. Ai është përmirësuar shumë te Uolvesi dhe kjo është interesante. E ardhmja do të tregojë deri ku mund të shkojë, por jemi duke e vëzhguar”.

Kasijas- “Sepse për të gjithë vjen një ditë në të cilën pesha rëndon mbi shpatulla. Iker ka qenë një nga lojtarët e mëdhenj të botës dhe do të më kishte pëlqyer që të punoja me të, por koha kalon për të gjithë”.

Ramos- “Raporti im me Ramosin është shumë i mirë. Do të doja që të ishin të gjithë 99.9% e lojtarëve. Unë e njihja nga larg, por në kombëtare e njoha më mirë dhe krijova një raport të shkëlqyer”.

Barcelona- “Jeta e një trajneri është e ndërlikuar. Nuk e dimë kurrë se ku mund të shkojë, por unë i kam lënë dyert të hapura në të gjitha vendet. Nuk e përjashtoj si mundësi që të rikthehem te Barcelona”.

Mesi- “Të stërvitesh Leo Mesin është speciale dhe e veçantë. Nuk mund t’i thuash Leos si të pasojë, apo si të godasë. Ai është një artist dhe mund t’i shpjegosh vetëm sistemi e lojës, ku duhet të bëjë presion”.

PËRGATITI: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com