Spanja eviton humbjen në sekondën e fundit ndaj Kilit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2013 | 11:21

Spanja eviton humbjen në sekondën e fundit ndaj Kilit

SpanjaNë Zvicër, Spanja dhe Kili barazojnë në shifrat 2-2 me kampionët e globit, që shmangin humbjen në frymëmarrjen e fundit. Teksa ndeshja kishte nisur me vlerësimin e IFFHS-së (Instituti i Statistikave dhe Historisë së Futbollit) për portierin Kasijas dhe trajnerin Del Boske si më të mirët në rolet e tyre për vitin e kaluar, sulmuesit të Kilit, Edu Vargas, i mjaftojnë 5 minuta për të tërhequr vëmendjen e spanjollëve, kur i vetëm në zonë shkund rrjetën. Amerikano-jugorët duken një tren pa frena dhe rrezikojnë që të dyfishojnë rezultatin në dy raste me juventinët Isla dhe Vidal, përpara se në minutën e 37-të Pedro të lëshojë një krosim perfekt për Soldadon, që me kokë barazon. Pjesa e parë u duk se do të mbyllej në barazim 1-1, por i këtij mendimi nuk ishte sërish Vargas. Sulmuesi i huazuar nga Napoli te Gremio stopon një pasim në zonë, driblon dhe ofendon Albiolin me një rrotullim dhe mposht sërish Valdesin. Pjesa e dytë nis me një mori zëvendësimesh, por me Kilin që vazhdon të dominojë. Por, ashtu siç bëri Spanja në pjesën e parë, në sekondat e fundit të sfidës janë amerikano-jugorët ata që i nënvlerësojnë kampionët dhe sërish Pedro është vendimtar me krosimin e tij në zonë në minutën e 91-të, me Hezus Navasin që realizon dhe u shmang humbjen “furive të kuqe”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"