Spaleti zyrtarizon largimin nga Napoli: Jam i lodhur, do bëj një vit pushim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 21:42

Spaleti zyrtarizon largimin nga Napoli: Jam i lodhur, do bëj një vit pushim

Luçiano Spaleti do ta mbyllë me Napolin pas përufndimit të këtij sezoni. Lajmi që qarkullonte prej kohësh është konfirmuar edhe nga vetë tekniku i napolitanëve. Ai ka bërë të qartë se nuk ka ndër mend të drejtojë në edicionin e ardhshëm edhe për arsye familjare.

spaleti

“Duhet të trajnoj Matilde, vajzën time të vogël me të cilën nuk kam qenë kurrë bashkë për shkak të punës. Kam nevojë të pushoj, ndjehem pak i lodhur dhe nuk do të ndërroj ide. Rritesh në bazë të vendimeve që merr. E kam vendosur unë.

Krisje? Nuk jam në gjendje të kthej atë që marr, është diçka e pabesueshme. Unë jam një trajner i përballueshëm, nuk kam as menaxher. Me De Laurentis jam prezantuar i vetëm, por pasi kam njohur atë, ndoshta në të ardhmen do të kem nevojë për një të tillë…”, tha Spaleti sot para mediave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"