Spaleti turpërohet “live” dhe dezerton konferencën për shtyp: E morën në b…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 9:19

Spaleti turpërohet “live” dhe dezerton konferencën për shtyp: E morën në b…

Euforia ndonjëherë të shkakton edhe sur priza të pakëndshme, madje thuajse të turpshme dhe gjithçka bëhet edhe më e rëndë kur je trajneri i një klubi të madh si Interi.

spaleti

Luçiano Spaleti, i cili edhe falë viteve të shumta të kaluara te Roma mund të ndiente edhe pak aromë derbi përballë Lacios, ka bërë një gafë, e cila është fiksuar nga kamerat dhe pasi e ka kuptuar këtë, ndoshta ka vendosur që të braktisë edhe daljen përpara gazetarëve italianë, aq më shumë atyre kryeqytetas, të cilët do ta kishin vënë në shënjestër menjëherë.

Trajneri i Interit po i afrohej zonës miks të gazetarëve, por teksa kapet duke ironizuar dhe qeshur me dikë, i shpëton një frazë shumë e rëndë: “E morën në b…, e morën pikërisht në b…”.

Por me sa duket, kur teksa e ka vënë re që ka qenë shumë pranë postacionit të gazetarëve, ai ka vendosur që të ndërrojë rrugë dhe ka lajmëruar që përveç mikrofonave do të dezertonte edhe konferencën zyrtare për shtyp, por kjo gjë nuk do ta shpëtojë nga akuzat dhe do ta përndjekë në ditët në vazhdim, derisa vetë Luçiano Spaleti të sqarohet, sepse edhe fakti që nuk përmend emrin “Lacio”, të drejtuarit me “ata”, duket një thumbin i drejtpërdrejtë për skuadrën e Thomas Strakoshës.

Spaleti

PROFECI E PËRMBUSHUR – Pavarësisht kësaj gafe trashanike, e rëndësishme është që për Spaletin profecia dhe kërkesa e tij u krye. Përpara duelit me Lacion, por edhe në katër javët e fundit, ai garantonte kualifikimin për në Champions, edhe pse humbi me Sasuolon. Dhe realisht ashtu ndodhi.

Inter

Por në të njëjtën kohë, edhe lojtarët e tij ia shpërblyen fjalët e forta që trajneri përdori përballë skuadrës në takimin e parë: “Refuzova pjesëmarrjen në Champions me Romën për të ardhur tek Interi, te ju. Ndaj nuk dua që të më zhgënjeni”. Dhe Ikardi me shokë jo vetëm e shpërblyen, por ia bënë këtë dhuratë edhe ndaj Lacios…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"