Spaleti përpara takimit me Barcelonën: Është ndeshja që kemi ëndërruar, kur mendon se i ke parë të gjitha Mesi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2018 | 19:37

Spaleti përpara takimit me Barcelonën: Është ndeshja që kemi ëndërruar, kur mendon se i ke parë të gjitha Mesi…

Luçiano Spaleti ka folur përpara takimit të shumë pritur mes Barcelonës dhe Interit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve. E gjithë vëmendja ka qenë e përqëndruar te mungesa e madhe e këtij takimi, Lionel Mesi. Tekniku i zikaltërve është futur edhe në detaje specifike të takimit.

Spaleti-470x299

“Barcelona ka talente në çdo pozicion dhe është një nga skuadrat më të mira në botë. Duhet të kemi vetëbesim, sepse po kalojmë një periudhë të mirë. Duhet të përsërisim atë që kemi bërë ndeshjen e fundit. Për sa i përket zëvendësuesit të Mesit mendoj se ai do të mundohet të tregojë se çfarë është në gjendje të bëjë. Mesi mbetet një lojtar ndryshe nga të tjerët, kur ti mendon se i ke parë të gjitha ai shpik diçka të re. Problemi për ne nuk do të jetë të markojmë lojtarët por të luajmë sa më mirë me topin në zotërim. Do të ishte një Barcelonë më e fortë me Mesin, por është një skuadër e madhe. Duhet të besojmë të mundësitë tona. Shumë prej nesh nuk kanë luajtur në Ligën e Kampionëve dhe kjo është ndeshja që kemi ëndërruar”, përfundoi tekniku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"