Spaleti në kërkim të pikëve: Tani pres fitoret, dua më shumë nga të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2018 | 16:26

Spaleti në kërkim të pikëve: Tani pres fitoret, dua më shumë nga të gjithë

Ndaj Atalantës, pa varësisht rezul tatit pashë shumë tregues pozitivë: fusha e Bergamos është e ndërlikuar edhe për sa i përket historikut tim. Lëshuam shumë në 15′ e para, por për pjesën e mbetur luajtëm si të barabartë, pavarë- sisht se duhen përmirësuar disa aspekte. Brozoviç? Ndihet mirë, nëse nuk do ketë përkeqësime do i takojë vendi në ‘regji’ të skuadrës sepse ka treguar se di të marrë përgjegjësi dhe qarkullon topin në mënyrë të pastër. Grupi? Më pëlqen, duhet të punojmë vetëm mbi aspektin psikologjik”. Kanë qenë këto fjalët e Luçiano Spaletit në përgjigje të pyetjeve nga tifozët interistë në “Facebook”.

Spaleti-470x299

“KEMI LËSHUAR” – Më pas, tekniku u bashkohet gazetarëve në sallën për shtyp. Në javët e ardhshme e presin Kaljari e Kievo, dy sfida për t’u fituar, për të rifituar ritmin drejt Ligës së Kampioneve në mënyrë që te përballja me Juven (që atë ditë mund të fitojë edhe titullin) mos të shkojë me tension. Siç pranon vetë trajneri, “me rezultatet e fundit kemi humbur mundësinë për të ulur ritmin. Si paraqitje më pëlqen, por ka ndryshim mes barazimit e fitores. Tani pres 3 pikët”.

KALJARI – “Tani, – vijoi Spaleti, – na pret një kundërshtar që e përballi mirë Udinezen, pavarësisht shpërqendrimit në pjesën e dytë. Rreshtohen me skemën 3-5-1-1, me tetë lojtarë në mes të fushës, ndaj duhet krijuar dendësi për të thyer mbrojtjen e tyre”.

RAFINJA, GOLAT E RIVALËT – Spaleti, më pas, kalon tek analiza individuale: “Karamoh? Në Bergamo ndoshta duhet ta aktivizoja më parë, por do jetë ende i dobishëm. Kandreva është stërvitur me grupin, kavilja është më mirë. Rafija ndihet në formë, nuk më shqetëson fakti se duhet të luajë çdo tri ditë, edhe pse duhet vlerësuar. Por, nuk duhet të inatoset nëse gabon një gol. Objektivi i rritjes parashikon që të mos shënojnë gjithmonë Ikardi e Perisiç, të gjithë duhet të ofrojnë diçka në fazë realizimi. ‘Figc’ na lejon një kampionat në sezon, ndaj duhet të japim maksimumin menjëherë”.

RRUGA E DUHUR – “Por, rrugën e kemi përcaktuar në Bergamo, ku pas 20′ vuajtjeje ishim më agresivë. Në një fushë (trajneri e përsërit) ku Interi dhe unë personalisht e kemi pasur gjithmonë të ndërlikuar. Është e qartë që kur nuk fiton shtohen kritikat e këshillat… Megjithatë, po krijojmë shumë. Tani, më mbetet mua t’i vendos lojtarët e mi në kushte për të ndërtuar më shumë raste-gol, edhe pse vetëm skuadrat përpara nesh kanë shënuar më shumë”. Spaleti e mbyll me garën për Ligën e Kampioneve: “Roma ka në letër kundërshtarët më të përballueshëm: vërtet, do ketë edhe gjysmëfinalen e Champions-it, por fitorja ndaj Barcelonës u ka dhënë shumë edhe në terma besimi. Mes nesh dhe romanëve, me sa duket, njëra do mbesë jashtë: gjithmonë nëse nuk rikthehet Milani… Ne i kemi të gjithë kujdes”.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"