Postuar: Prill 19, 2018 | 14:02
Spaleti me dhimbje koke, ndoshta mesfushori rrezikon sezonin
Galiardini la fushën e lojës ditën e martë ndaj Kaljarit në minutën e 36 i dëmtuar. Lajme aspak të mira kanë ardhur nga infermieria e Interit. Në një njoftim për shtyp klubi njofotn se për Galiardinin do të ketë një rezonancë magnetike dhe do të mbahet nën vëshgim nga java në javë.
Diagnoza e parë ishte një tërheqje në kofshën e djathtë. Spaleti tashmë duhet të mendohet mirë për të arritur një vend në Ligën e Kampionëve pasi sipas gjasave do ti duhet të bëjë pa italianin në ndeshjet e rëndësishme që kanë ngelur, në mos deri në fund.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"