Spaleti mbi Mançinin, Interi sot është skuadër. Pesë pika krahasimi me sezonin 2015-2016

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2017 | 21:46

Spaleti mbi Mançinin, Interi sot është skuadër. Pesë pika krahasimi me sezonin 2015-2016

Interi është i vetëm në krye, si nuk ndodhte prej 6 janarit 2016. Ishin zikaltrit e Mançinit dhe krahasimet me skuadrën aktuale të Spaletit bëhen të menjëhershme. Nuk mund të ishte ndryshe. Të menjëhershme, por të gabuara, pavend. Përtej faktit të kryesimit në klasifikim, ngjashmëritë, analogjitë e korrespondencat, nuk ka të tjera. Përkundrazi, diferencat janë të shumta dhe thelbësore.

E pak rëndësi ka që ai Inter e mbylli kampionatin në vendin e katërt, me 67 pikë, 13 larg nga zona Champions (vetëm tri skuadra kalonin në atë kohë në kompeticionet europiane), 24 dhe nga Juvja (kampione e Italisë). Ajo çka do ndodhë pas tre muajsh ende nuk është e ditur: për sot, pas 15 jav- ësh, dihet që të dhënat e vendosura ballë për ballë tregojnë që dy skuadrat janë shumë të ndryshme.

spaleti mancini

ZERO HUMBJE

39 sot kundrejt 33-ve të atëhershme. Zero humbje për Spaletin, dy për Mançinin. Jo e vogël diferenca duke marrë parasysh edhe konkurrencën e madhe në kampionatin aktual.

MAKINERI GOLASH

33 sot kundrejt 18-ve të “djeshme”. Ai ishte Interi që fitonte 1-0, plot tetë fitore të tilla në pesëmbëdhjetë ndeshje. Këtë vit është “shfaqur” vetëm një herë. Në dy ndeshje të vetme, Interi i Mançinit arriti të shënonte më shumë se një gol (2-1 ndaj Karpit e 4-0 ndaj Frozinones). Këtë vit, përtej fitores 5-0 të arritur të dielën, plot pesë herë zikaltrit kanë shënuar së paku 3 gola dhe 2 në po aq.

IKARDI

8 ata të Spaletit kundrejt 11 të Mançinit. Me ndryshimin që sot Ikardi është në kuotën 16 (saktësisht atë që arriti atëherë në fund të kampionatit) dhe Perisiç në 7, kurse në atë kohë shënuesit më të mirë ishin Mauro (me 4) dhe Jovetiç (3).

mancinispaleti

PRAPAVIJA

10 sot, 9 në sezonin 2015- ’16. Statistikë pothuajse e njëjtë, një prapavijë solide në të dyja rastet.

MODULET

Në 15 sfida Interi i Mançinit nuk ishte asnjëherë i njëjti dhe modulet e përdorur në fillim të ndeshjeve ishin tre. Tashmë është gjithmonë e njëjta renditje taktike (4-2-3-1) së paku në nisje dhe mbi të gjitha një formacion (pothuajse) përherë i njëjti, me zëvendësime të kushtëzuara (si të dielën kundër Kievos) apo lëvizje drejt qendrës nga mbrojtësit e krahëve.

Për nga cilësia mund të merren më shumë faktorë në konsideratë (pra, që Shkrinjar është më i fortë se Murijo, apo që Borha Valero-Vesino garantojnë më shumë kualitet krahasuar me dyshen MedelKondogbia, që “tredhëmbëshi” Perisiç-Ikardi-Kandreva është më vendimtar se ai ku gjenin hapësira Jovetiç, Ljajiç apo Biabiani), por mjaftojnë të dhëna të pastra si këto për të fotografuar dy realitete shumë të ndryshme. Fakt që nuk hipotekon apo siguron të ardhmen, sigurisht, por që në të tashmen nxjerr dy realitete që kanë pak ngjashmëri.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"