Spaleti: Jemi më të fortë se vjet, garojmë për titull. Juvja mos të mendojë se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2018 | 17:04

Spaleti: Jemi më të fortë se vjet, garojmë për titull. Juvja mos të mendojë se…

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së parë në Seria A, ndaj Sasuolos, trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, u shpreh se këtë sezon, ekipi i tij është në luftë për titull, dhe se Juventusi nuk do ta ketë aspak të lehtë, duke parë edhe shumë kundërshtarë të tjerë në luftën për Scudetton. Ai shtoi gjithashtu, se ekipi që ka në dispozicion, është më i fortë nga ai i sezonit të kaluar.

spaleti

“Jemi në gjendje të mirë, jemi gati për të luajtur ndaj kujtdo dhe kudo. E ndiej që kam një ekip më të fortë nga ai i sezonit të kaluar, është një ekip me lojtarë me përvojë, ndaj e kemi për detyrim që të përmirësojmë renditjen e sezonit të kaluar.

Nuk duam që Juventusi të mendojë se e ka fituar titullin pa nisur ende kampionati. Duhet të luftojmë të gjithë, jo vetëm Interi por edhe Milan, Roma, Napoli e Lazio. Natyrisht që Juvja është më e fortë, por unë besoj se ne mund të përballemi ndaj kujtdo në garën për titullin kampion. Unë jam i kënaqur nga skuadra që kam, që kanë ardhur lojtarë që meritojnë të quhen interistë.

Ne synojmë që të duelojmë për titullin sa më gjatë dhe të ecim sa më shumë në rrugëtimin tonë në Champions League, duke ofruar edhe një spektakël të bukur në fushë. Gara e parë e kampionatit është gjithnjë e vështirë dhe ndaj Sasuolo ka për të qenë një betejë në fushë. Tani nuk ka më gara që shërbejnë për të kolauduar skuadrën, por luhet për fitoren, për 3 pikët. Ndaj nuk duhet të gabojmë më.” – deklaroi Spaleti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"