Spaleti: Interi luan për Champions, jo për Napolin. Kalendari? S’e duam të lehtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2018 | 19:16

Spaleti: Interi luan për Champions, jo për Napolin. Kalendari? S’e duam të lehtë

Tri skuadra që po luftojnë për çdo pikë dhe dy vende në dispozicion për të marrë pjesë në Champions-in e sezonit të ardhshëm. Një garë entuziazmuese që sheh të përfshira Romën, Lacion e Interin, gati të nisin një betejë në katër javët e fundit të kampionatit për të prerë “biletën” e pjesëmarrjes në kompeticionin kryesor europian për klube.

Spaleti

Pavarësisht dy fitoreve radhazi kundër Kaljarit e Kievos, në këtë moment jashtë Champions-it mbeten zikaltrit, të pestët në klasifikim në kuotën 66 pikë, një më pak se dy rivalet. Për Ikardin me shokë, që në ndeshjen e fundit do përballen pikërisht me Lacion, në javën e ardhshme të kampionatit vjen sfida kundër Juventusit, e gjymtuar nga humbja në ndeshjen direkte për titull ndaj Napolit. Një takim që mund të rezultojë vendimtar për vijimësinë e sezonit.

Këtë e di mirë Luçiano Spaleti, që me rastin e takimit mes arbitrave, trajnerëve e kapitenëve të klubeve të Serisë A të zhvilluar në selinë e Komitetit Olimpik Kombëtar Italian, ka folur për momentin e skuadrës, duke u ndalur fillimisht te përfundimet e seminarit: “Janë gjithmonë interesantë e produktivë, na japin zgjidhje të reja.

Gjithçka kuptohet edhe në fushë, por këtu hyjmë në detaje sepse njohuritë janë të pakta dhe është e mira të thellohesh për të evituar kritikat pa sens. Rezultatet? Na shfaqën disa të dhënë, nga të cilat del në hap një qetësi më e madhe: ka shumë më pak të ndëshkuar me karton të kuq e më pak protesta e simulime; janë arritur objektivë shumë të rëndësishëm”.

sarri spaleti

LUFTË E BUKUR – A ndikon kalendari në këtë fazë finale? Ja si e mendon trajneri zikaltër: “Nuk ndikon aspak, ne duhet të kemi personalitetin për të luftuar së bashku me këtë ‘pasiguri’. Sepse edhe tifozët (e jo vetëm) që e kanë këtë cilësi dhe presin me adrenalinën maksimum: pikërisht nga suspanca, nga lufta e ngushtë. Shpresoj prej tyre (tifozëve) që të na japin një shtysë të rëndësishme: të vijnë në stadium për na mbështetur, e jo për të bërë tifozëri anti-Juve. Për Champions-in, thelbësore do jenë karakteri e personaliteti”.

Spaleti dhe Perisic

TITULLI, JUVJA E SARRI – Diçka për Juventusin, që Interi e pret të shtunën, ka ndryshuar, megjithatë, pas humbjes të dielën…: “Nëse doni Sarrin e Alegrin ndoshta një ditë i ftoj për darkë e ndoshta mësoj diç- ka sepse janë dy trajnerë e njerëz, që e dinë shumë mirë punën e tyre, do dinë të menaxhojnë mirë edhe këtë fazë finale të kampionatit. Roma e Lacio, të avantazhuara për Champions-in? Për momentin kanë një pikë më shumë në klasifikim më shumë se ne dhe kjo është diçka e madhe”. Gjeste si ai i Sarrit të dielën (gishti i mesit), a duhen evituar? “Kam përshtypjen se Mauricio e shpjegoi në mënyrë korrekte, vendosuni edhe në vendin e të tjerëve…”.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"