Spaleti gati t’i japë fund papunësisë, projektohet në drejtimin e skuadrës tjetër italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 10:17

Spaleti gati t’i japë fund papunësisë, projektohet në drejtimin e skuadrës tjetër italiane

E ardhmja e Xhuzepe Iakinit duket se është e shënuar. Pozicioni i trajnerit të Fiorentinës ishte i lëkundur që përpara “shuplakës” së marrë brenda fushe kundër Sasuolos dhe tani është ndërlikuar më tej.spaleti

Divorci me klubin violë në fund të sezonit duket i pashmangshëm. Gjatë ditëve të kaluara mësohet se klubi i Roko Komisos ka lidhur kontaktet me Luçiano Spaletin. Emri është përmendur edhe ditën e djeshme për orbitën e skuadrës nga Firence nga emetuesi italian “Sportmediaset”.

Për sezonin e ardhshëm Komiso po mendon të afrojë pikërisht ish-teknikun e Interit. Spaleti, në mënyrë që t’i bashkohet Fiorentinës, duhet fillimisht të ndahet nga kontrata me zikaltrit që skadon verën e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"