Spaleti: Festimi ishte i tepërt për gjyqtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 13:46

Spaleti: Festimi ishte i tepërt për gjyqtarin

Kartoni i kuq? Iu drejtova teleka merës për të festuar golin, pranë meje ndodhej gjyqtari i katërt që më komunikoi se brohorita me shumë furi. U drejtova nga telekamera, sepse ishte një gol i rëndësishëm, një çlirim, ndërsa ata e interpretuan si një reagim të tepërt emotiv”.

spalletti-sampdoria-inter-serie-a_zvv1rtoswixi1hncdz6gxx63n

Luçiano Spaleti e nis komentin post-fitores me sanksionimin e marrë në çastet e fundit. Është i lumtur, megjithatë, trajneri zikaltër me paraqitjen e skuadrës dhe, mbi të gjitha, për tri pikët: “Jemi Interi dhe ndodh që për fitoren duhet të luftojmë gjithmonë në limite. Zhvilluam një ndeshje me karakter, – vijoi për mikrofonat e “Dazn”, – pasi qëndruam gjithmonë në lojë dhe luftuam për çdo top. Rrezikuam në disa raste për të ndërtuar aksionet, por kjo nuk më shqetëson. Përkundrazi. A mund të fle i qetë? Fle gjithmonë i qetë, për nga fakti se pashë skuadrën në rrugën e duhur më jep më shumë forcë: lojtarët më treguan një ‘kornizë’ të bukur taktike mbi të cilën mund të punojmë”.

Spalletti-e1537660989682

VAR – Si Interi po ashtu edhe Sampdoria u përballën me fytyrë të hapur: “Në pjesën e parë humbëm disa herë topin dhe këtë e kam të vështirë ta toleroj, – shtoi Spaleti për “Sky Sport”. – Ndërsa Sampi na e ndërlikoi punën. Megjithatë arritëm të bëjmë lojën tonë: i lamë të krijonin, u tërhoqëm dhe arritëm t’u bllokojmë aksionet. Ata u treguan shumë të zotë, por edhe ne mundëm të qëndronim në fushë me rregull. Në pjesën e dytë reaguam ashtu siç prisja dhe sipas meje fituam me meritë. Brozoviç? Komplimentet janë për gjithë skuadrën”. Në fund, një batutë mbi VAR-in: “Unë jam në favor. Episodet megjithatë nuk do i komentoj kurrë, qofshin pro apo kundër”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"