Spaleti: Do të ishte perfekte po të kishim shënuar më herët, Naingolan do të mungojë për një kohë të gjatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 23:53

Spaleti: Do të ishte perfekte po të kishim shënuar më herët, Naingolan do të mungojë për një kohë të gjatë

Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, foli për mediat pas ndeshjes, ku u shpreh i kënaqur me fitoren, pavarësisht se dëshironte që skuadra e tij të kishte fituar më herët. Spaleti është i bindur se ka fituar skuadra që e meritonte.

Spaleti

Fitorja perfekte? Perfekte do të kishte qenë të kishim shënuar më herët dhe më pas të kishim menaxhuar avantazhin. Por mirë edhe kështu. Ndeshjen e kanë parë të gjithë. Ka fituar skuadra që e meriton, që ka luajtur gjithë ndeshjen në mesfushën e tyre. Ka fituar skuadra që ka luajtur më mirë.

Nëse ishit mes atyre që mendonit se Milan luante më mirë, besoj se duhet të ndryshoni mendim. Ka fituar skuadra që ka luajtur më mirë. Është një rrezik, kur bën presion të lartë, pasi mund të pësoni gol në kundërsulm, por që ia arritëm ta menaxhonim edhe atë pjesë në mënyrën më perfektë. Naingolan?  Do ta dërgojmë në spital dhe do të shohim si është. Sigurisht nuk do të luajë kundër Barcelona-s dhe do të mungojë për një kohë të gjatë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"