Spaleti: Djemtë bënë atë që i kërkuan tifozët, ja pse vuajtëm në pjesën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2018 | 0:13

Spaleti: Djemtë bënë atë që i kërkuan tifozët, ja pse vuajtëm në pjesën e parë

Interi barazoi ndaj Barcelonës në minutën e 87-të falë golit të Ikardit duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve në 4 ndeshje të zhvilluara. Në prononcimin për mediat, tekniku zikaltër u shpreh i kënaqur me paraqitjen e të tijëve ndaj Barcelonës. Spaleti analizoi vuajtjen e skuadrës në pjesën e parë, teksa tregoi se lojtarët luajtën me mentalitetin dhe kurajon që kërkonin tifozët.

Splaeti

“U duk sikur ndeshja do të përfundonte 0-0, më pas erdhi goli i papritur, por reagimi i djemve ishte shumë i rëndësishëm. Djemtë dolën përpara dhe Ikardi shënoi golin, ai shkoi për të marrë topin nga rrjeta dhe e vendosi në qendër, pasi kishin mbetur edhe disa minuta dhe donim të fitonim lojën.

Vuajtëm në pjesën e parë, për të njëjtën arsye si në ndeshjen e mëparshme: ata janë shumë të zotët me topin në zotërim. Barcelona mbetet më e fortë se ne të tjerët.

Spaleti

Ata janë shumë të mirë në pasime dhe në shpërqendrimin e mbrojtësve kundërshtarë. Koha e tyre është e përsosur. Barcelona ishte pranë golit dy apo tri herë, por ekipi kishte kurajën dhe mentalitetin që kërkonin tifozët, kështu që jemi të kënaqur për këtë gjë”, u shpreh Spaleti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"