Spaleti bën “Mea Culpa”: Me Atalantën gabova unë, ashtu si Barça paguam lodhjen në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 22:34

Spaleti bën “Mea Culpa”: Me Atalantën gabova unë, ashtu si Barça paguam lodhjen në Champions

Dita post-Atalantës sipas Luçiano Spaletit. Gjatë eventit për dorëzimin e çmimit “Pankina e Artë” në Koverçano (Firence), trajneri toskan është rikthyer të flasë për Interin e tij, i dalë i gjymtuar nga sfida kundër bergamaskëve ditën e diel.

“Pati një rrotacion, edhe dje (të dielën), që nuk të lejon të mbash përqendrimin e lartë: nuk është e lehtë sepse kur u kërkon lojtarëve të jenë gjithmonë të kujdesshëm, humbasin diçka nga kreativiteti. Ata që ndjekin ritmin, që marrin gjërat me më shumë lehtësi, shfaqin më shumë kreativitet në fushë. Kur thashë që Barcelona bën nxehmjen vetëm pak minuta e po të vepronim ashtu edhe ne do humbisnim, është sepse kuptojnë më shpejt atë çfarë u duhet për ndeshjen. Kështu duhet të mësohemi edhe ne, sepse momentalisht i japim rëndësi njërës fazë ose tjetrës, por duhet t’i bëjmë të dyja: të relaksohemi, por të hyjmë në fushë me përqendrim maksimal”.

spaleti

ATALTANTA E MURINJO — Spaleti më pas është ndalur te ndeshja e humbur në Bergamo: “Me Atalantën gabova unë në zgjedhje. Analiza nis nga unë, nëse kam bërë apo jo punën në mënyrë korrekte. Në bazë të rezultatit, shoh zgjedhje të gabuara: rezultati i ndeshjes e thotë. Duhet konsideruar aspekti motiv, sforcimi psikologjik dhe fizik i së martës që ndikoi për ne po ashtu si për Barcelonën, që zhvilloi një paraqitje nën nivel me Betisin. Pas kësaj serie fitoresh i kishim mësuar tifozët me një tjetër sjellje: ndeshja e së dielës nënkupton që fazat e errëta janë rralluar, e jo zhdukur; mbetet ky defekt, duhet të punojmë më shumë duke dhënë maksimumin”.

Tifozët e Interit vazhdojnë normalisht të adhurojnë Murinjon, i cili në Milano fitoi gjithçka dhe ka mbetur në zemrat e gjithë zikaltërve, aq sa gjesti i tij provokator pas fitores me Mançester Junajtidin në shtëpinë e Juves entuziazmoi popullin interist. “Për ne krahasimi me këtë Inter duhet të jetë një stimul, nëse gjithë tifozët interistë u ndien të mbrojtur nga ky gjest, do të thotë vërtet se kontratat të mbajnë të lidhur me një klub për jetëgjatësinë e tyre, por janë sukseset që të lejojnë të hysh në histori, ku askush nuk harrohet dhe në çdo moment ndien brohorimën e tribunës që të thërret”.

ANTI-JUVE – Sigurisht, Murinjos nuk iu desh të matej me Juven e Alegrit (fituesit të “Pankinës së Artë”), që këtë kampionat ka nisur arratinë. “Është një trajner i madh, vështirë të gjendet dikush që qëndron shumë vite në të njëjtën pankinë dhe fiton sa ai. Ne do bëjmë bilancin në fund, por krahasimi me ku u nisëm e çfarë po bëjmë ka një vlerë. Do kërkojmë të përmirësojmë këtë rrugëtim për t’u dhënë tifozëve një skuadër me një karakter të përcaktuar ku do mund të njihet marka e Interit. Kjo është fitore. Na krahasoni gjithmonë me Juven, por jemi nisur shumë prapa dhe ka kaluar shumë pak kohë për të ngushtuar diferencën me ta. Është një çështje mentaliteti i fituar në nivel struktural, karakterial, ambiental”.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"