Spaleti bëhet “psikolog” para Sampit: Tema e cilësisë ngre moralin. Interin duhet ta meritoj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2018 | 11:15

Spaleti bëhet “psikolog” para Sampit: Tema e cilësisë ngre moralin. Interin duhet ta meritoj

Luçiano Spaleti ka dalë përpara gazetarëve, si zakonisht, në sallën e konferencës për shtyp: dje,në atë të stadiumit “Marassi”, në prag të transfertës vendimtare kundër Sampdorias. Një impiant që, gjenovezët, e kanë shndërruar në një “fortesë”: Sampi, në fakt, ka regjistruar në shtëpi 32 prej 44 pikëve totale. Interi, që në krahun tjetër i ka “makth” udhëtimet, duhet të japë një sinjal të rëndësishëm nëse nuk dëshiron të humbasë “trenin” drejt Ligës së Kampionëve.

spaleti

“Kur vendosim të japim vëmendjen e duhur, shihet një tjetër  Inter – ka sulmuar trajneri -. Samp është një skuadër e shkëlqyer, mbi të gjitha në shtëpi. Dhe pres një ndeshje të hapur, që do vendoset nga lojtarët që do veprojnë më shpejt. Champions-i kalon edhe nga “Marassi”.

Por jo vetëm, sepse kemi edhe dhjetë ndeshje të tjera dhe ne duhet të gjejmë vazhdimësi. Nëse mendojmë t’i luajmë një ‘mirë’ dhe dy ‘çka’, nuk shkojmë asgjëkund”. Nga 11 ndeshjet e mbetura, Interi do luajë shtatë në transfertë, ku nuk fiton nga 25 nëntori. “Por unë pres të shoh përgjegjësi te lojtarët, shembull duhet të bëhet Napoli që luan gjithmonë me të njëjtin përqendrim.

spaleti-470x264

Duke mbajtur një ritëm të lartë, kjo kthehet dalëngadalë në një zakon: duhet të ndërtojmë ne, jo të përshtatemi me kundërshtarin. Tema e cilësisë? Kërkoj çdo mënyrë për të shtuar nivelin. Duhet të zhvillojmë një fundsezoni me frymën e mbajtur, duke pedaluar. Kemi cilësi, por jo gjithmonë i shfaqim. Do të thotë që unë duhet të punoj më mirë”.

Formacionet

PERISIÇ – Një nga temat e nxehta është Perisiç, shumë i rëndësishëm për skuadrën, por në rënie prej dhjetorit. “Momenti i Ivanit nuk më shqetëson,- shpjegon tekniku -, edhe pse dikush si ai që ka cilësi hyjnore nuk arrin të japë gjithmonë maksimumin.

I kam folur, ashtu si kam bërë me të gjithë. E shoh të qetë, gjatë javës punon fort dhe një lojtar si ai do doja ta kisha gjithmonë. Por, ka disa periudha kur gjërat nuk shkojnë si duam.

Perisic

I ndodh edhe atij, bilancin do e bëjmë në fund. Në ndeshjet e fundit kanë ndryshuar shumë gjëra dhe nga nesër (sot) pres të vazhdojnë kështu. Mbi çfarë baze do i vendos lojtarët e mesfushës (ku Borha Valero ka një shans më shumë se Rafinja)? I ndryshoj, por e rëndësishme është të di që të gjithë kanë përqendrim”.

inter

KONTRATA – Një ndalesë e shpejtë tek e ardhmja: “Kam dy vite kontratë dhe duhet të tregoj se e meritoj Interin. E njihja Sabatinin dhe kam mësuar të vlerësoj Auzilion. Kanë vepruar në mënyrë të shkëlqyer: morëm Lisandro Lopezin, për shembull, i cili tani që Ranokia ka problemin në kofshë do na ndihmojë. Disa objektiva të merkatos i ka shkruar shtypi. Ato emra ua ka dhënë dikush, përndryshe llogaritë nuk dalin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"