Soue i bën “nder” Tiranës, ja planet e merkatos për bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 18:59

Soue i bën “nder” Tiranës, ja planet e merkatos për bardheblutë

Sulmuesi Taulant Seferi dhe qendërmbrojtësi Joselin Behiratç janë dy futbollistët e prezantuar zyrtarisht nga Tirana në këtë merkato dimri. Pas Largimit nga Apolonia, me bardheblutë po përgatitet edhe mesfushori Gledis Ndraxhi. Por, kampionët në fuqi nuk do të ndalen me kaq, pasi presin që të fuqizohen edhe me një sulmues deri në mbylljen e merkatos.

Ismailgeci Tirana

Taulant Seferi mendohet të luajë në majë të sulmit dhe pas tij të vendoset Muçi. Sa i përket përforcimit të sulmit në pjesën e mbetur të merkatos, i preferuari mbetet bullgari i CSKA-së së Sofjes, Ahmed Ahmedov. 25-vjeçari nuk është titullar fiks te CSKA, pasi në vend të tij preferohet ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue, por te Tirana pritet të vijë në të njëjtën mënyrë si Seferi, në huazim.

Për t’i paraprirë refuzimit nga sulmuesi bullgar, mësohet se drejtuesit e Tiranës kanë nisur bisedimet me një njohje të vjetër të Superiores, qendërsulmuesin Artur Rexhinaldo. Përforcime priten edhe në reparte të tjera, ku janë lakuar emrat e qendërmbrojtësit të Apolonisë, Eljon Sota, si dhe mesfushori i Bylisit, Donald Mëllugja. Në varësi të përforcimeve janë edhe disa lojtarë aktualë, që në mungesë të hapësirave mund të huazohen te klube të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"