Soue dhe Xhejms: Fitore bindëse ndaj Lushnjës, maksimumin për këtë fanellë në çdo ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 11:54

Soue dhe Xhejms: Fitore bindëse ndaj Lushnjës, maksimumin për këtë fanellë në çdo ndeshje

Ali Soue u shfaq edhe një herë tjetër si një nga liderët e Skënderbeut në fushën e lojës. Me një gol të shënuar dhe me dy asiste, ai konfirmoi se bën diferencën te bardhekuqtë këtë edicion. Për sulmuesin nga Gambia, Skënderbeu e kishte detyrim që të bënte kthesën pas një ndeshjeje plot dritëhije me Laçin pak ditë më parë.

soue demte

“Ishte ndeshja që prisnim të bënim dhe pas atij takimi jo të mirë kundër Laçit kërkonim që të jepnim maksimumin në këtë ndeshje dhe kështu bëmë. Jam i lumtur që arritëm të tregonim lojë të mirë dhe të bukur në fushë, por mbi të gjitha që gjetëm ritmin e duhur atje ku e mbyllëm para pushimit të kampionatit.

Fituam me bindje ndaj Lushnjës dhe jemi gati për ndeshjen e radhës tashmë. Unë jam i lumtur edhe për golin personal, pasi ishte me rëndësi për mua, megjithëse ndihem mirë në këtë ekip edhe kur nuk shënoj dhe kjo është e rëndësishme. Jam gjithnjë gati të sakrifikoj dhe të jap maksimumin për këtë fanellë”, deklaroi Soue për “Panorama Sport” pas ndeshjes.

XHEJMS ADENIJI

Sipas Xhejms Adenijit, ndeshja me Lushnjën nuk ishte edhe aq e lehtë sa e reklamon rezultati. Ai pohon se për shkak të pozicionit të ri është larguar disi nga porta, por gjithsesi dëshiron shumë që të shënojë një gol edhe në Europë.

“Nuk mund të them që ishte një ndeshje e lehtë, pasi të tilla takime janë shumë më të rrezikshme. Ne e kishim përgatitur mirë ndeshjen dhe vlerësuam në maksimum kundërshtarin pasi është një ekip që mund të të hapë probleme. Morëm shumë shpejt avantazhin dhe u munduam të administronim mirë lojën.

Sigurisht që ishim të përqendruar vetëm te ky takim dhe nuk menduam për asgjë tjetër, ndërsa nga dita e sotme do të fillojmë të mendojmë për Europën. Do të mundohemi të studiojmë kundërshtarin dhe të bëjmë maksimumin edhe atje. Jam i kënaqur me golin, edhe pse nuk jam afër portës, dua të jem në shërbim të ekipit”, u shpreh sulmuesi nigerian pas ndeshjes për “Panorama Sport”.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"