Duka vulos mandatin e katërt, fiton 64 me 0. Batuta e gafa, pjesa “e dytë” e asamblesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2014 | 12:20

Duka vulos mandatin e katërt, fiton 64 me 0. Batuta e gafa, pjesa “e dytë” e asamblesë

Asambleja, Duka fletAshtu sikundër pritej, ndodhi. Armand Duka u rizgjodh për herë të katërt president i Federatës Shqiptare të Futbollit, por këtë radhë me një ndryshim të madh: kreu aktual mori të gjitha votat e mundshme në këtë Asamble. Ai ishte kandidati i vetëm në zgjedhje, kjo pasi nuk u pranua kandidatura e z.Kujtim Gjuzi, i propozuar nga KF Tërbuni. Duke qenë kandidaturë e vetme, në ndryshim nga herët e tjera, por gjithnjë referuar statutit të FSHF-së, nuk u bë një votim i fshehtë. Kryetari i Komisionit të numërimit të votave, Flamur Bime, sapo e mori fjalën, u kërkoi delegatëve nëse ata do të aprovonin që zgjidhja e presidentit të bëhej sipas nenit 30 të statutit. Natyrisht, nuk pritej ndonjë kundërshtim apo abstenim, ndaj të gjithë të pranishmit ngritën lart kartonin “pro”, duke krijuar edhe një lloj atmosfere groteske në sallë. 64 kartonë të ngritur lart, 64 vota për një mandat të katërt, që nis tani dhe përfundon në 2018-ën. Hera e parë që Duka fiton një palë zgjedhje pa u djersitur fare, madje edhe me një lloj fodullëku, deri diku të justifikueshëm, kjo edhe për faktin se nga salla nuk erdhi qoftë edhe minimumi i oponencës. Presidenti “i ri” i falënderoi votuesit, duke kërkuar që ata t’i kërkonin llogari nëse ai nuk do mund të realizonte projektet e shpalosura për këtë katërvjeçar. “Përpara keni disa projekte madhore, sikundër është stadiumi i ri kombëtar. Do të dëshiroja që të gjithë ju të më kërkonit llogari nëse unë nuk do mund t’i realizoj. Sakaq, iu falënderoj të gjithëve për besimin e dhënë edhe në këto zgjedhje”, – tha ndër të tjera Duka, i cili erdhi në drejtim të FSHF-së në 2002-shin, kur mundi në garë Mehdi Bushatin. Në 2006-ën përballë tij ishin Edmond Kuqi dhe Slavador Kaçaj dhe në 2010-ën Refik Halili dhe Rudi Vata. Në të gjitha rastet, përveç 2002-shit, zgjedhje të cilat shkuan me balotazh (në raundin e dytë), Duka ka dominuar ndaj kandidatëve të tij. Ai është ndër më jetëgjatët në detyrë në Europë, natyrisht pas Ange Maria Vilar (president i federatës spanjolle), i cili pat konfirmuar ardhjen në Asamble, por sipas FSHF-së, për shkak të impenjimeve të paparashikuara, nuk udhëtoi fare drejt Shqipërisë.

Gafa me Frrokun, delegat, por nuk iu pranua propozimi
Në Asamblenë e djeshme duhej të kishte marrë pjesë si kandidat edhe Kujtim Gjuzi. Në fakt, ky i fundit ka qenë dje i pranishëm në ambientet e hotel “Tirana Internacional”, duke u munduar që t’i sensibilizonte sadopak klubet. Faktikisht Gjuzi nuk u pranua si kandidat për president, pasi Komisioni i verifikimeve të kandidaturave në FSHF e hodhi poshtë, me arsyetimin se KF Tërbuni kishte bërë dy propozime: administratori Grand Froku kishte propozuar Kujtim Gjuzin, ndërsa kryetari i bashkisë, i cili është aksionar, kishte propozuar Armand Dukën. Më pas bashkia u tërhoq me arsyetimin se kishte bërë një lapsus, por kandidatura e propozuar nga Grand Froku sërish nuk u pranua. Madje u tha zyrtarisht nga federata se, për shkak të kësaj amullie, KF Tërbuni nuk do të votonte. Por, tjetër gjë ndodhi dje: emri i Grand Frokut ishte në listën e delegatëve votues dhe madje u thirr dy herë nga kryetari i Komisionit të Numërimit të Votave që ai të shkonte të votonte (pavarësisht se Frroku nuk ishte fare në sallë), ndërkohë që nga ana tjetër nuk u pranua propozimi që ky i fundit në bazë të statutit pat bërë. Kjo tregon në një farë mënyre për gafën (ose padrejtësinë) e bërë në rastin konkret nga FSHF-ja ndaj z.Gjuzi, duke mos e lejuar këtë të fundit që të rivalizonte Dukën për kreun e FSHF-së.

Paradoksi, votojnë edhe klubet që nuk ekzistojnë
Komisioni i verifikimit të kandidaturave në FSHF pat bërë edhe verifikimin e delegatëve me të drejtë vote dhe, në bazë të planit të këtij të fundit, u përpilua edhe lista e delegatëve votues. Kështu, në Asamble kishin të drejtë vote përfaqësuesit e klubeve të Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë, kategorive inferiore, shoqatave specifike të futbollit, si dhe përfaqësuesit e 8 rajoneve të futbollit amator. Deri këtu gjithçka në rregull, por kur i hidhje një sy më të detajuar listës së votuesve dallohej qartë një problematikë, më së shumti që nuk i përket realitetit sesa statutit. Kështu në listë ishte edhe KF Çlirimi (Harilla Mile) dhe KF Vlora (Agron Haxhiraj), dy klube këto që nuk ekzistojnë prej tri vitesh. Pra, edhe pse nuk janë fare në aktivitet, sërish votojnë. Sakaq, në federatë kjo shpjegohet me faktin se emrat e tyre si delegatë me të drejtë vote janë qartësuar që në Asamblenë e katër viteve më parë, ndaj kanë mbetur ende në fuqi. Ata s’do jenë natyrisht në Asamblenë e radhës, ku pritet të zënë vend disa klube si Shënkolli, Pashtriku, Shkëndija, Belshi dhe Gostima etj.

“Paqe” kudo, s’ka opozitë në asamble
Në rendin e ditës dje ka qenë e programuar që të pasqyrohej nga presidenti i FSHF-së, sekretari, kompania audituese dhe Komisioni i Etikës puna e bërë gjatë 2013-ës. Por ajo çka ra në sy ishte që, edhe pse pas çdo fjalimi dhe pasqyrimi të raporteve të mësipërme (raporti i presidentit për 2013-ën, raporti i aktiviteteve financiare për 2013-ën, bilanci vjetor, raporti i kompanisë “Deloitte & Touche”, aprovimi i projekt-buxhetit për 2014-ën, si dhe aprovimi i kompanisë audituese, raporti i Komisionit të Etikës) presidenti Duka, në më shumë se një rast, kërkoi që delegatët të kishin mundësi të thoshin fjalën e tyre, nëse kishin diçka për të shtuar, askush nuk denjoi të fliste, apo diskutonte. Kjo la të kuptohej se në komunitetin e futbollit mbizotëron një “paqe” e frikshme, ose thuajse të gjithë kanë treguar indiferentizëm rreth punës së administratës së FSHF-së gjatë vitit të shkuar.

Urdhri për pjesëmarrjen e bashkiakëve
Dukej disi e çuditshme të shikoje në një asamble të sportit (futbollit) një numër të konsiderueshëm kryebashkiakësh që drejtojnë aktualisht në qytete të ndryshme të vendit. “Panorama Sport” ka mësuar dje në rrugë jozyrtare se këta të fundit kishin marrë urdhër që të mos mungonin në këtë asamble, madje një pjesë e mirë e tyre ka mësuar edhe mënyrën sesi do të votonin për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Kjo u verifikua edhe pas hapjes së votave, ku u vërejtën një seri fletësh votimi të cilat kishin njëlloj shtatë emra për KE-në. Dukej qartë që për një pjesë të mirë të anëtarëve të KE-së ishte dhënë urdhër për t’i votuar në grup, dhe më mirë sesa kryebashkiakët nuk mund ta bënte kurrkush tjetër.

Bime, Pjetri dhe Rrushi te numërimi
Si në çdo Asamble zgjedhore, para nisjes së procesit të votimit, u zgjodh edhe komisioni, i cili këtë herë kishte në përbërje dy kryetarë bashkish: Flamur Bime i Bashkisë Gjirokastër dhe Ilir Rrushi i Bashkisë së Peqinit. Si për një lloj ekuilibri, i pari përfaqëson Partinë Socialiste dhe i dyti atë Demokratike. Sakaq, në komision ishte dhe presidenti i Adës së Velipojës, Alfred Pjetri. Duhet thënë se që të tre këta të fundit u propozuan nga vetë z.Duka dhe u miratuan prej delegatëve. Ndërsa në komisionin e verifikimit të procesverbaleve u propozuan dhe miratuan emrat e Astrit Memës, Besnik Kapllanajt dhe Dedë Ndrecës.

NikollaApeli i ministres: Futbolli, larg trukimeve dhe dhunës!
Nuk ka munguar në Asamblenë e djeshme të FSHF-së edhe ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolli. Ajo përshëndeti punimet e këtij eventi, duke u ndalur më së shumti te trukimi i ndeshjeve dhe dhuna në futboll. Nikolla kërkoi më shumë punë e angazhim në luftën kundër këtyre fenomeneve negative që ndotin futbollin e bukur në vend. “Është kënaqësi e veçantë të marrësh pjesë në ngjarje të tilla, siç është edhe asambleja e Përgjithshme e Sportit më të dashur dhe më popullor në botë, futbollit. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për rolin e madh që ka ky sport në jetën sociale, kulturore dhe edukative, si një mjet potencial për rritjen e imazhit sportiv të vendit tonë. Nga ana jonë, si Qeveri dhe, nga ana juaj, si organe drejtuese të këtij sporti, kërkohet një qasje konkrete në disa drejtime të detyrueshme, me qëllim përmirësimin, zhvillimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, në mënyrë që rezultate gjithnjë e më pozitive të arrihen në sportin e futbollit dhe në sportet në përgjithësi. Ne kemi përgjegjësinë si Qeveri dhe ju si organe drejtuese të garantojmë pastërtinë dhe mbrojtjen e sportit nga praktikat që shkaktojnë rrënimin e tij. Ne do të ndërhyjmë me forcë me masa kundër praktikave korruptive të trukimit të rezultateve, me qëllim forcimin dhe rikthimin e besimit në sport. Sporti është pasion, i cili nuk mund të ndotet nga akte korruptive apo akte të dhunës. Dhuna nuk ka të bëjë me sportin, sepse sporti është dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës. Duke pasur parasysh frymën e ‘fair-play’-it që duhet të ekzistojë, nuk mund të mos përmendim problemet që kanë ndodhur në aktivitetet kombëtare të futbollit. Duhet të flasim dhe të përballemi me fenomene negative si kontestimet e shumta, aktet e dhunës dhe dyshimet për trukimin e ndeshjeve. Të gjitha këto probleme kanë nxjerr në pah nevojën për rishikim, mirëmenaxhim dhe mirëfunksionim, në një mënyrë më efikase të komisioneve të ndryshme të federatës. Kjo do të bëjë që të rritet besimi te njerëzit për kampionatin kombëtar dhe aktivitetet e tjera të futbollit”, – pohoi ndër të tjera ministrja.

Lasak, Ndreu dhe Grima pro DukesNdryshimet në Komitet, zbardhen prapaskenat
Bujar Kasmi, Skënder Hyka dhe Pjerin Fushaj nuk do të jenë më pjesë e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Dhe nëse për Fushajn dihej një gjë e tillë, pasi ai nuk kandidoi për një mandat të dytë, tjetër gjë për Hykën dhe Kasmin, të cilët nuk arritën të merrnin votat e mjaftueshme në këtë asamble. Në vend të tyre do të zënë vend në qeverinë e futbollit tre njerëz të tjerë të sportit ndër vite: Vasil Bici, ish-trajner; Fatbardh (Bardhyl) Jera, ish-futbollist dhe Edvin Libohova, ish-president i FSHF-së në vitet `90-të.
Votimi – Duhet thënë se risia e vetme dhe ajo që pritej me më shumë interes në asamblenë e këtij viti ishte zgjedhja e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, kjo edhe për faktin se vetëm këtu kishte garë. Kandidonin plot 16 personalitete të futbollit, por jo vetëm, 8 nga të cilët ishin anëtarët e KE-së së katërvjeçarit që përfundoi (pa Pjerin Fushajn) dhe 8 të tjerë që pretendonin të merrnin një karrige në këtë komitet. Në total, sipas komisionit të numërimit të votave, votuan 64 delegatë. Tri fletë votimi u cilësuan si të pavlefshme, pasi personat që kishin votuar kishin zgjedhur jo 9 anëtarë, sikundër lejohej, por 10 të tillë. Ndërkohë, rezultoi se një fletë votimi kishte vetëm 6 emra të përzgjedhur, por ajo u cilësua si e vlefshme, pasi u ra dakord që në fillim të votimit nga të gjithë pjesëmarrësit. Ndërsa tri fleta votimi kishin 8 emra të përzgjedhur, por natyrisht edhe në këtë rast ato u konsideruan si të vlefshme.
Prapaskenat – Nga KE-ja e shkuar nuk do të jenë të ashtuquajturit “të urtët”: Bujar Kasmi dhe Skënder Hyka. Por nëse ky i fundit nuk arriti të shkonte të paktën në balotazh për vetëm një votë, ish-zëvendëspresidenti u largua nga salla që pa filluar votimi. Sipas informacioneve në FSHF, Kasmi i pat kërkuar që ditë më parë presidentit Duka që ai të ndikonte te delegatët në përzgjedhjen e emrit të tij në KE. Por Duka këtë herë preferoi (të paktën në rastin me Kasmin) që të ishte asnjanës, duke mos bërë në njëfarë mënyre fushatë edhe për “besnikët” e KE-së. Çka solli një lloj krisjeje mes Dukës dhe Kasmit, e cila natyrisht u reflektua në asamble, pasi ky i fundit mori më pak vota se gjithë të tjerët. Ndërsa Hyka “rezistoi” deri në fund, pasi kishte një votë më pak se Abdyl Kuriu. Madje pati edhe ndonjë tentativë për të ndërhyrë në votim, aq sa në sallë u hapën fjalë se gjoja ishte bërë një ngatërresë me një votë për Hykën. Por, pas ndërhyrjeve edhe të mbështetësve të Kuriut, në mbrojtje të votës së këtij të fundit, komisioni “u detyrua” të verifikonte KE-në pa balotazh të nevojshëm dhe pa Skënder Hykën, i cili largohet nga qeveria e futbollit pas plot 18 vitesh (ka qenë aty që në kohën e Miço Papadhopulit).

ANTARËT E RINJ
“Do të jemi debatues në Komitet”
Edvin Libohova, Vasil Bici dhe Fatbardh (Bardhyl) Jera kanë falënderuar të gjithë të pranishmit për votat që iu besuan. Natyrisht, direkt pas votimit ata ishin edhe protagonistët e sallës së asamblesë. “Më vjen mirë që komuniteti i futbollit nuk më ka harruar. Unë kam punuar shumë si trajner, por kisha kohë që isha shkëputur. Si duket kam lënë akoma përshtypje të mira te njerëzit e sportit dhe do mundohem që në komitet të jem zëri i tyre dhe t’i mbështes pa rezerva”, – tha Vasil Bici. “Për mua është një rikthim në futboll, pasi kam mbajtur poste të larta që në vitet `90-të, kur federata drejtohej nga Miço Papadhopuli. I falënderoj të gjithë për mbështetjen e dhënë dhe shpresoj që në Komitetin Ekzekutiv të mund të bëjmë edhe më shumë për futbollin në këto katër vjet”, – u shpreh Edvin Libohova. Në një linjë me dy të parët ishte edhe ish-futbollisti i Kombëtares, Fatbardh Jera. “Nuk e prisja të them të drejtën, pavarë

JA KE-ja E FSHF-së
Armand Duka – 64 vota
Lutfi Nuri – 52 vota
Bardhyl Minxhozi – 49 vota
Arben Dervishaj – 48 vota
Artan Hajdari – 46 vota
Muhedin Targaj – 44 vota
Edvin Libohova – 42 vota
Vasil Bici – 36 vota
Fatbardh Jera – 35 vota
Abdyl Kuriu – 34 vota
Tahir Kastrati – pa votim
JA KUSH NUK FITOI
Skënder Hyka – 33 vota
Ramadan Shehu – 29 vota
Enkelejd Alibeaj – 21 vota
Artan Shyti – 20 vota
Dritan Sallaku – 19 vota
Sulejman Mema – 19 vota
Bujar Kasmi – 16 vota

“FSHF-ja ka ndryshuar, UEFA ju mbështet”
Pritej të zbarkonte presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Vilar, por në vend të tij erdhi dhe i përshëndeti punimet e asamblesë përfaqësuesi i UEFA-s, njëkohësisht zëvendëspresident i Federatës Rumune të Futbollit, Ioan Lupesku. Ky i fundit e nisi me ardhjen e parë në Tiranë në 1987-ën, duke kujtuar Demollarin dhe Muçën, për ta përfunduar fjalimin e tij me mbështetjen e pakursyer të UEFA-s për FSHF-në. “Unë kam ardhur pesë herë në Shqipëri dhe gjithnjë vërej ndryshime të mëdha. Para viteve `90-të erdha si futbollist dhe kujtoj mjaft mirë Muçën dhe Demollarin, por që nga ajo kohë Shqipëria ka bërë shumë përparime. Sot vij si një përfaqësues i UEFA-s dhe më vjen mirë që shikoj ndryshime thelbësore në federatën tuaj. UEFA ka ndihmuar edhe më përpara me projekte, si në ndriçimin e stadiumeve apo edhe në bërjen e fushave, dhe do të vijojë edhe më tej, duke qenë se mbështet pa rezerva presidentin Duka”, – u shpreh Lupesku.

Komisioni i Etikës pohon hetimin e çështjes “Bylis”
Në asamblenë e djeshme ka bërë një ekspoze të punës së tij edhe kryetari i Komisionit të Etikës, Fatmir Braka. Ky i fundit foli më së shumti në përgjithësi, por u ndal edhe te çështja “Bylis”, e cila u zbulua nga “Panorama Sport”. “Komisioni i Etikës është vazhdimisht në bashkëpunim me Prokurorinë dhe UEFA-n për të gjitha rastet e dyshimta. Vlen të theksohet edhe vizita në fund të vitit të shkuar e përfaqësuesve të UEFA-s në Shqipëri pikërisht për luftën kundër trukimeve. Sakaq, bashkëpunimi me këto institucione ka bërë që Etika t’i vijojë hetimet edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, për marrjen e dëshmive për raste të veçanta të cilat ne i kemi nën hetim”, – tha Braka. Ky i fundit i referohej dëshmisë që pritet të japë ish-lojtari i Bylisit, Peter Olaynka, mbi akuzat që bënte në adresë të ekipit.
LEONARD KARAJ

Asambleja zgjedhoreBatuta dhe gafa, pjesa “e dytë” e asamblesë
Në një asamble zgjedhore ku gara për kreun e FSHF-së ishte formale dhe gjithçka u përqendrua tek anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, batutat dhe gafat ishin ato që mbajtën sadopak në gjallëri familjen e futbollit. Pesë orët e djeshme te salla e hotelit të famshëm të kryeqytetit, që të gjithë e njohin si “15-katëshi”, kanë qenë të mbushura me humor. “Panorama Sport” ka arritur të zbardhë batutat e shumë protagonistëve, të cilët janë jo vetëm drejtues të klubeve shqiptare, por disa prej tyre janë edhe kryebashkiakë të qyteteve të ndryshme të vendit. Ndoshta një pjesë e tyre nuk ka dëshirë të citohet në ato batuta dhe gafa që kanë ndodhur gjatë punimeve të asamblesë zgjedhore të FSHFsë, por gjithsesi gazeta kërkon mirëkuptimin e të gjithëve, pasi në fund të fundit tregohet ajo që dje realisht ka ndodhur. Që nga presidenti Armand Duka e deri te drejtueset e klubeve të Superiores, por jo vetëm, janë përfshirë në një humor të paparë dhe ngacmime nga më të ndryshmet. Në një “formë” të mirë kanë qenë edhe kryebashkiakët Flamur Bime e Shpëtim Gjika, veçanërisht i pari, i cili mori drejtimin e asamblesë në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Verifikimit dhe Numërimit të Votave. Pjesa tjetër e asamblesë (humori) ishte pikërisht ajo që i bashkoi të gjithë, por sot dhe nesër ata janë kundërshtarë në fushë.
* Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, fton delegatët të ngrenë “kartonët” nëse e aprovojnë ose jo raportin e presidentit Armand Duka për vitin 2013. Në sallë nuk ka asnjë votë kundër dhe vetë Shulku nuk u reziston dot të qeshurave nga podiumi. Mirëpo më pas kërkohen propozime nga klubet për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Verifikimit të Procesverbalit të Asamblesë. Ngrihet në këmbë presidenti i Laçit, Pashk Laska, dhe propozon kreun e klubit të Bylisit, Besnik Kapllanaj. “Kush është kundër?”, – pyet Shulku delegatët. “Jam unë!”, – përgjigjet menjëherë presidenti i Kamzës, Naim Qarri. Në sallë ka të qeshura, mirëpo Qarri bën të njëjtën gjë edhe kur propozohet Dedë Ndreca anëtar komisioni, duke qenë i vetmi president klubi që ka ngritur kartonin e kuq gjatë asamblesë. “Duhet pak opozitarizëm”, – thotë kreu i klubit kamzali.
* Presidenti Armand Duka kërkon propozime nga salla për anëtar të Komisionit të Verifikimit dhe Numërimit të Votave. Ngrihet në këmbë presidenti i Luzit në Kategorinë e Dytë, Lavdërim Lusha. “Unë propozoj Fundim Dollakun, pasi ai e ka bërë mirë punën”. Duka i përgjigjet: “Ai ka qenë edhe herën e shkuar, ndaj unë propozoj Flamur Bimen, Alfred Pjetrin dhe Ilir Rrushin”. Këtyre të fundit u bëhet e ditur se kanë pesë minuta kohë për të zgjedhur mes tyre kryetarin. Çohen të tre në këmbë. “Meqë je më i madh, bëhu ti kryetar”, – i thotë Pjetri i Adës së Velipojës kryebashkiakut të Gjirokastrës. “Po këta sa u ngritën, u ulën!”, – flet me habi një prej krerëve të një klubi të Kategorisë së Dytë.
* Në një kohë që vijon votimi për Komitetin Ekzekutiv, pjesa më e madhe e drejtuesve të klubeve dalin në hollin e hotelit. Takaj (Skënderbeu) është duke biseduar në hyrje të sallës me Artan Hajdarin (anëtar i KE-së) dhe Eduard Prodanin, ndërkohë që kalon Gjici (Kukësi): “Mos ik ashtu ti ore, msheft… nuk del kampion ashtu!…”
* Takaj, i pakënaqur me ndryshimin e orarit të ndeshjes Partizani-Skënderbeu, i drejtohet Prodanit: “Ju të Partizanit nuk jeni burra…!”. Replikon Prodani me ton serioz: “Ne nuk jemi burra?! Po ik ore se e dimë si i keni fituar titujt e fundit…”
Debati ishte disi i tensionuar, por më pas pinë kafe së bashku.
* Teksa komisioni numëron votat, në pritje të vendimit, Safet Gjici (Kukësi) i afrohet Kujtim Shabës (Ada dhe ish- Vllaznia): “Mos u mërzisni, se janë duke menduar sesi ta çojnë Vllazninë në Kategorinë e Parë”, – i thotë presidenti i Kukësit trajnerit të Adës. Shaba ia kthen menjëherë: “A thua për këtë punë po vonohen aq shumë!?”
* Gjatë fjalës së Dukës, në momentin kur ai nisi të flasë për trukimet, bie zilja e një telefoni në sallë. Duka ndalon fjalën, shikon nga salla: “Po pres që ai të mbarojë telefonatën”.
* Gjatë pushimit në mes të asamblesë, presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ulet në një tryezë me Dedë Ndrecën, Ramadan Ndreun dhe Pashk Laskën. Afrohet Duka për t’i përshëndetur, duke iu drejtuar Demit: “Kujdes se ai (Dedë janë jo vetëm drejtues të klubeve shqiptare, por disa prej tyre janë edhe kryebashkiakë të qyteteve të ndryshme të vendit. Ndoshta një pjesë e tyre nuk ka dëshirë të citohet në ato batuta dhe gafa që kanë ndodhur gjatë punimeve të asamblesë zgjedhore të FSHFsë, por gjithsesi gazeta kërkon mirëkuptimin e të gjithëve, pasi në fund të fundit tregohet ajo që dje realisht ka ndodhur. Që nga presidenti Armand Duka e deri te drejtueset e klubeve të Superiores, por jo vetëm, janë përfshirë në një humor të paparë dhe ngacmime nga më të ndryshmet. Në një “formë” të mirë kanë qenë edhe kryebashkiakët Flamur Bime e Shpëtim Gjika, veçanërisht i pari, i cili mori drejtimin e asamblesë në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Verifikimit dhe Numërimit të Votave. Pjesa tjetër e asamblesë (humori) ishte pikërisht ajo që i bashkoi të gjithë, por sot dhe nesër ata janë kundërshtarë në fushë. Ndreca) të prishi një herë punë në Kategori të Parë! Ke qejf që të kesh prapë probleme me të?” (qesh) Demi: “Gabohesh, se nuk isha unë në atë kohë”. Replikon Ndreca: “Epo lëri ato, por eja na bëj atë fushën e Mamurrasit, se gjithë këto vite nuk e ke vënë dorën në zemër. Vetëm ne na ke lënë pa fushë, s’ke lënë njeri pa i bërë”. Duka: “Bohhh… Po bëra fushën e Mamurrasit, pastaj jap dorëheqjen në sekondë!!”
* Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Memaliajt, Lulëzim Meçi, mundohet të bëjë shaka me Dukën. “President, kryetari i Bashkisë së Vlorës do të pijë një kafe me ju, pranoni?”. Duka qesh, ndërkohë që papritur shfaqet vetë Shpëtim Gjika. Më pas të tre ulen në një tavolinë në hollin e hotelit, ku diskutojmë për gati 10 minuta.
* Gjika takon trajnerin e Tiranës, Magani, i cili bëri një “xhiro” nga asambleja. “Gashi, të të tregoj një sekret se si të na mundësh të dielën?” “Po ma trego”, – i thotë Magani. “Na mungojnë dy lojtarë”, – i përgjigjet Gjika. “Kush pra?”, – insiston Magani. “Po Mici dhe Begaj ore”. Më pas të dy qeshin shumë dhe përqafohen.
* Pasi mbaron votimi i hapur për presidentin e FSHF-së, kryetari i Komisionit të Verifikimit dhe Numërimit të Votave, Flamur Bime, thotë: “Qetësi në sallë, tani është një votim më serioz dhe që do disiplinë. Bëhet fjalë për anëtarët e Komitetit Drejtues”. Ilariteti nuk mungon në sallë, ndërsa nga fundi me batutë një prej të pranishmëve thotë: “Mos jemi gjë në zgjedhjet e pushtetit lokal këtu, zoti Bime? Është Komitet Ekzekutiv, jo Drejtues”.
* Kryebashkiaku i Gjirokastrës është në humor dhe teksa fton delegatët të votojnë, shprehet: “Kemi dy kuti votimi, jeni të lirë të vini, ndoshta mund të pini edhe ndonjë kafe aty, si ta keni. Vetëm votoni 9 emra, jo më shumë”.
* Takaj shkon i pari nga presidentët e klubeve që voton për anëtar të Komitetit Ekzekutiv. Pas tij vjen edhe Safet Gjici. “Po e kthej këtë kutinë, se ky nuk lë gjë pa bërë”, – thotë me një ton që dëgjohet në sallë presidenti i Kukësit. Ai mundohet të vendoset në një pozicion, ku të mos ketë asnjë shans ta shikojë Takaj. “Ky paska vjedhur edhe stilolapsin”, – ankohet sërish Gjici. Ilariteti është i pranishëm tek të gjithë.
* Bime: “Të bëhet gati për të votuar Shpëtim Bizhdili”. Bëhet fjalë për presidentin e Besës, Nexhat Bizhdili, i cili identifikohet zyrtarisht me emrin Shpëtim. Sapo Bime përmendi emrin e Bizhdilit, në sallë u thye rastësisht një gotë dhe plasën të qeshurat. “Duket sikur jemi në Kurdistan”, – thotë anëtari më i ri i Komitetit Ekzekutiv, Vasil Bici.
* Dedë Ndreca, presidenti i Mamurrasit, shkon për të votuar. Pasi nis të shkruajë në fletën e votimit, harron emrat që duhet të rrethojë dhe ngre kokën nga salla, duke parë Pashk Laskën dhe Naim Qarrin. “Nuk mbaj mend”, – u drejtohet Ndreca dy kolegëve të tij te Laçi e Kamza. Në këtë moment salla shpërthen në të qeshura dhe Ndreca bëhet objekt humori, por ia del të plotësojë fletën e votimin më pas, edhe pse duke qeshur. Presidenti i Mamurrasit njihet për batutat e tij, ndërsa aty për aty ish-trajneri Vasil Bici tregon: “Dikur, kur kam punuar te Laçi, erdhi një herë me vonesë në një ndeshje, kur ajo kishte pak që kishte filluar dhe më tha: ‘Pse nuk ma ruajte vendin në formacion’. Ky është i madhi Dedë Ndreca”.
* Bime: “Të bëhet gati për të votuar Alfred Pjetri”. Presidenti i Adës: “Flamur, më ke në krah, pse bërtet kot…?”. “Më fal, harrova fare”, – i thotë kryebashkiaku i Gjirokastrës, i cili mund ta rezervonte emrin e Pjetrit me foni, pasi e kishte ngjitur.
* Tërmet Peçi, kryetari i Bashkisë së Tepelenës: “Flamur, jam për rrugë, më thuaj emrin se dua të iki shpejt”. Nuk kalon as një minutë dhe Bime citon emrin e Peçit, i cili nxitonte për të votuar, dhe kryetari i komisionit e fut jashtë radhe me mik.
* Si përfaqësues i klubit të Gramozit, për të votuar në asamble ishte ish-trajneri Ilir Qirjako, një legjendë në Ersekë. Sapo ai çohet, nga salla dëgjohet kjo fjalë: “Ou, paska ardhur të votojë për Dukën edhe Rikardo Koçante?!” Në fakt, Qirjako ka një ngjashmëri të paparë me këngëtarin e famshëm italian.
* Takajt, duke dalë nga salla, përpara i shfaqen kandidatët për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. “Po ju, akoma ulur? Ne u bëmë ujë në djersë, ju talleni”, – u tha ai duke qeshur.
* Bime: “Më falni, do më duhet të lexoj sërish të njëjtën fletë votimi, pasi anëtarët nuk e kishin mendjen”. Më pas kryebashkiaku i Gjirokastrës, duke parë që presidenti i Besës, Bizhdili, po bënte zhurmë, i drejtohet: “O Bizhdil, pusho!”. Xhati i kthehet menjëherë. “Po ça të pushojmë o burr’, katër orë të numëroni fletët, mbylleni votimin se e morëm vesh kush fitoi, na latë këtu”.
* Presidenti i Luftëtarit harron që ka mikrofonin ndezur dhe bërtet nga vendi: “Pashk!”. Tingulli është aq i fortë, sa u trembën të gjithë në sallë, përfshi edhe presidentin e Laçit. Kryebashkiaku kërkon ndjesë: “Më falni, bërtita shumë…”.
* Në mbyllje të asamblesë Qarri i Kamzës i drejtohet Nokës së Besëlidhjes: “Hajde të ikim se këta s’të japin as bukë”.

Asambleja-zgjedhore-e-FSHF-se-Foto-Agim-Dobi-1-400x266Lapsuset, nga blofi me himnin te “lëmshi” me… llogaritë
Në mbledhjen e djeshme pati edhe lapsuse, të cilat sigurisht janë të mirëkuptueshme në disa raste. “Panorama Sport” zbardh një pjesë të gafave që kanë bërë, duke filluar nga presidenti Duka, e gjithashtu të pranishmit e tjerë në Asamblenë e FSHF-së.
* Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së e hapi Tritan Kokona. Pas përshëndetjes së rastit, përfaqësuesi i marrëdhënieve me publikun në federatë u tha të pranishmëve që Asambleja do të hapej me himnin kombëtar. Mirëpo, kur të gjithë po çoheshin në këmbë, Kokona kërkon ndjesë. “Na falni, por për shkak të një problemi teknik, himni nuk mund të vendoset”. Gafë që në start, por kjo u faturohet përgjegjësve të fonisë. Mirëpo, kur mendohej se më pas do të mbahej edhe himni, si në çdo Asamble të mëparshme, gjithçka u harrua dhe mbeti për t’u mbajtur një minutë heshtje, në nderim të ish-futbollistëve që kanë ndërruar jetë gjatë vitit të kaluar dhe në muajt e parë të 2014-ës.
* Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i jep fjalën Adriatik Braçes, i cili ishte në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Verifikimit të Asamblesë. Sapo Braçe nis të flasë, Duka e ndërpret. “Më falni, është momenti të përcjellim ministren Nikolla”, – thotë ai. Ministrja e Arsimit dhe Sporteve qëndroi më pak nga të gjithë në sallë, por u largua mes duartrokitjeve të të pranishmëve.
* Është sërish Duka, i cili këtë herë bën lëmsh kryetarin e Komisionit të Etikës, Fatmir Braka. “I japim fjalën zotit Braka”, – bën të ditur Duka. Avokati i njohur çohet për të shkuar drejt podiumit. “Jo, më fal. Radhën për të folur e ka Shulku, i cili do të na bëj pasqyrimin e projekt-buxhetit të vitit 2014”.
* Kryetari i Komisionit të Verifikimit dhe Numërimit të votave, Flamur Bime, mundohet të sqarojë të pranishmit për votimet që do të bëhen për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. “Votojnë 64 delegatë dhe për t’u zgjedhur anëtarë duhen marrë 50+1 % e votave. Pra, minimalisht një nga 9 fituesit duhet të marrë 54 vota. Më falni, 44. (në sallë ka kundërshtime). Të më falni sërish, duhen 33”.
* Në sallë ka ankesa për radhën e votimeve. Delegatët kërkojnë që kjo të bëhet sipas alfabetit. I pari voton Ardjan Takaj, ndërsa më pas Safet Gjici. “Sipas alfabetit është, mos u shqetësoni”, – citon Bime. Nga fundi i sallës ka batuta: “Në Gjirokastër alfabeti fillon tek A-ja dhe vazhdon te S-ja”. Kryebashkiaku reagon menjëherë: “Më falni, doja të thosha sipas kategorive dhe renditjes, i pari Skënderbeu dhe i dyti Kukësi, a kanë qenë kështu”. Në fund është sërish Bime që bëhet protagonist. “Të ngrihet për votim Bejkush Birzhe”, – citon ai. Në sallë ka ilaritet, por vjen menjëherë ndjesa: “Të bëhet gati profesor Bejkushi”.

Bezdisen delegatët, nuk e dëgjojnë raportin financiar
Ndodh edhe kështu. Raporti financiar i FSHF-së për vitin 2013, përfshi edhe buxhetin për vitin 2014, i treguar në një fjalim të sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku, i ka bezdisur jo pak delegatët e pranishëm në sallë. Sapo Shulku filloi të fliste me terma financiarë, nisi një zhurmë e paparë dhe për më tepër, ato që mbizotëronin ishin zilet e celularëve. Ish-futbollisti i Kombëtares, tani me kostumin e zyrtarit, e nuhati situatën dhe fjalimi i tij u shkurtua ndjeshëm. Sapo mbaroi, nuk munguan duartrokitjet në sallë, pasi të gjithë prisnin momentin e votimit. Mirëpo, në radhë për të folur ishte përfaqësuesi i kompanisë së auditimit të jashtëm të FSHF-së. Ky moment i bezdisi edhe më shumë të pranishmit, të cilët lanë sallën për të dalë në hollin e hotelit dhe për t’u kthyer pas pak në vendet e tyre.

Bezhani bën “qoka” në Asamble
FSHF dhe kreu i saj, Armand Duka, kanë bojkotuar Asamblenë Zgjedhore të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar në vitin e kaluar, ku si president u zgjodh Viron Bezhani. Megjithatë, ky i fundit, edhe pse institucioni i futbollit e ka “injoruar”, ka përfituar që dje në Asamblenë e FSHF-së jo vetëm të marrë pjesë, por të bëjë edhe “qoka”. Teksa iu dha fjala për të bërë përshëndetjen e rastit, Bezhani i habiti të gjithë në sallë. “Më lejoni që në emër të KOKSH t’i jap titullin e mirënjohjes zotit Duka, për punën e shkëlqyer që ka bërë në krye të federatës. Jam krenar që marr pjesë në këtë asamble, pasi ne njerëzit e sportit kemi çfarë themi me njëritjetrin. FSHF ka dhënë një kontribut të madh për zhvillimin e sportit”, – deklaroi ndër të tjera Bezhani, duke habitur jo pak edhe vetë Dukën, i cili me shumë përtesë u ngrit për të marrë titullin e dorëzuar nga kreu i KOKSH-it. Ky moment ka ngjallur, madje edhe ilaritet në sallë, teksa më së shumti është marrë si një “qokë” që i bëhej presidentit të rizgjedhur të FSHF-së, por që “bezdisi” jo pak të pranishmit, të cilët në këtë rast ishin si të detyruar për të duartrokitur.
JORGIS MEMO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"