“Sot treguam lojën tonë të bukur”, Dovedan: Arritje e madhe për ne, nuk është e lehtë t’i shënosh tre gola Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2023 | 15:29

“Sot treguam lojën tonë të bukur”, Dovedan: Arritje e madhe për ne, nuk është e lehtë t’i shënosh tre gola Dinamos

Apolonia mposhti në transfertë Dinamon me rezultatin 3-2, në sfidën e javës së fundit të javës së 19-të të Kategorisë së Parë. Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri Veljko Dovedan.

,mv,v

“Ne duam të luajmë futboll të mirë dhe këtë gjë e treguam sot, dhe pastaj varet se ccfarë prodhon fusha. Nuk është e lehtë ti bësh tre gola Dinamos brenda në kryeqytet dhe tja dalësh, kjo është një arritje e madhe për ne. Ne kemi përbërje dhe filozofi, në duam të rrisim elementë të rinj, pothuajse i gjithë ekipi ishte nën moshën 22 vjeç, janë lojtarë që luajnë edhe me ekipin e të rinjve. Ne nuk iu ushtrojmë presion djemve por i kërkojmë që të mësojnë dhe përshtaten me filozofinë tonë”, u shpreh ai për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"