“Sot të rëndësishme ishin vetëm pikët”, Arapi: Çdo gjë është e mundur në renditje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2022 | 19:10

“Sot të rëndësishme ishin vetëm pikët”, Arapi: Çdo gjë është e mundur në renditje

Renato Arapi, trajneri i Teutës, ka pranuar pas sfidës së sotme për “SuperSport” se ekipi i tij ishte përqendruar vetëm si të merrte tre pikët ndaj Dinamos. Ai theksoi se objektivi ishte të shmangej play-out, e më pas të mendohej nëse mund të arrihej Europa.

arapi

“Ishte një fitore e rëndësishme, aq më tepër që rivalët tonë fituan. Ky trepikësh na jep më shumë vlera. Normalisht mund të kishim bërë më mirë, e nisëm lojën pak varfër, por pas minutës së 30 filluam ta interpretonim më mirë. Të dy ekipet ishin në presion por me rëndësi në këtë ndeshje ishin 3 pikët.

E kishim përgatitur lojën me dy sulmues, ekipi ka bërë mirë, mund të bëjmë më mirë por edhe me rastet e krijuara sot deri diku jam i kënaqur. Kemi ndryshuar edhe modul në krahasim me ndeshjet e kaluara, duke mos i dhënë metrat e fundit ekipit kundërshtar dhe kemi pasur më pak rrezikshmëri.

Defekti ka qenë pësimi i golave, në këto ndeshje kemi pësuar gola nga gabime individuale, por kemi përmirësuar shumë dhe besoj se sot kemi bërë shumë mirë.

Me një humbje kap zonën e play out, me një fitore tjetër ndaj Kukësit, mund t’i afrohesh vendit të katërt. Mos harrojmë që kemi 4 pikë ndaj Kastriotit dhe çdo gjë është e mundur, por e para është t’i shpëtojmë play-out fillimisht”, tha Arapi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"