Sot shorti i EURO 2024/ Lexuesit e UEFA-s shohin Shqipërinë si të katërtën për t’u shmangur në vazon 3

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2022 | 11:42

Sot shorti i EURO 2024/ Lexuesit e UEFA-s shohin Shqipërinë si të katërtën për t’u shmangur në vazon 3

Përfaqësuesja shqiptare do të njohë sot në orën 12:00 kundërshtarët e saj në kualifikueset e Euro 2024, në shortin që do të hidhet në Frankfurt. Kuqezinjtë janë në vazon 3 të shortit ku bëjnë pjesë edhe shumë ekipe të tjera të forta.

shqiperia kombetarja

Por sipas lexuesve të faqes zyrtare të UEFA-s, Shqipëria është një prej skuadrave që duhet shmangur në vazon 3. UEFA ka publikuar një sondazh rreth kësaj teme dhe ekipi i parë që duhet shmangur është Norvegjia e Haland që ka marrë 30% të votave. Në vend të dytë është Ukraina me 24% të votave e më pas Suedia me 16%.

Vendi i katërt është i Shqipërisë me 8% të votave, duke lënë pas Skuadra si Rumania, Sllovenia, Irlanda, Islanda, Armenia dhe Mali i Zi.

uefa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"