Sot priten protesta në Korçë, ja çfarë kërkojnë mbështetësit ë Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 9:41

Sot priten protesta në Korçë, ja çfarë kërkojnë mbështetësit ë Skënderbeut

Ditën e sotme, në orën 13:30, te sheshi para Katedrales së qytetit të Korçës, do të zhvillohet një tubim paqësor.

Skenderbeu tifozet

Organizatorët, mes të cilëve intelektualë, pedagogë dhe figura të respektuara në qytetin juglindor, kanë bërë gjithçka gati, duke filluar nga kërkesa në polici për organizimin e këtij tubimi dhe deri në njoftimin pranë bashkisë.

Mesazhi i qartë i këtij tubimi paqësor është që gjithë Shqiptaria të bëhet bashkë për të mbrojtur Skënderbeun, ashtu siç e mbështeste në ndeshjet e Ligës së Europës.

gjergji pappa

“Me shumë të drejtë, qytetaria korçare ndihet e shqetësuar dhe e befasuar nga situata që është krijuar. Kjo situatë i detyroi intelektualët e qytetit si, pedagogë, juristë, mjekë, sportdashës e të tjerë, që të bëhen bashkë në këtë tubim paqësor.Të gjithë ne duam t’i tregojmë opinionit mbarëkombëtar se me kulmet e arritura vitet e fundit në grupet e Europa Ligës, do të thotë që ky qytet jeton me futbollin.

“Dhe që t’ia mbyllësh këtë derë, do të thotë që ta vdesësh këtë qytet. E them me bindje të plotë që futbolli është ai që jeton me ndjenjat e qytetarëve, si dhe zhvillimin e biznesit të këtij qyteti. Kjo protestë ka një mesazh të qartë që duhet të përcillet jo vetëm për UEFA-n, por edhe për FSHF-në e klubet e tjera të Shqipërisë. Për shtetin shqiptar dhe të gjithë bashkëkombësit tanë kudo që ndodhen, që të bëhemi të gjithë bllok dhe të kërkojmë mosdënimin e Skënderbeut, pasi Korça meriton ta ketë këtë ekip. Besoj se UEFA duhet ta marrë parasysh një gjë të tillë që të mos marrë asnjë dënim ekstrem”, ka thënë dje për “Panorama Sport” pedagogu i Universitetit Fan Noli, Gjergji Papa.

Skenderbeu tifozet

TIFOZËT – Në mbështetje të këtij tubimi kanë dalë sigurisht edhe tifozët fanatikë të Skënderbeut. Një prej përfaqësuesve të tyre, Alban Baçe, thekson për gazetën se kjo është një temë që prek të gjithë tifozët.

“Ideja lindi nga të gjithë qytetarët. Nga ne tifozët, si dhe intelektualët korçarë që njëzëri duan t’i japin një përgjigje UEFAs që ky sulm që po i bëjnë Skënderbeut është i padrejtë. Tubimi do të jetë paqësor, qytetar. Një tubim që do të përcjellë mesazhin e thjeshtë që korçarët e duan futbollin dhe ekipin e qytetit, që na ka bërë krenarë jo vetëm ne. Tifozët do të jenë në mbështetje të këtij tubimi, pavarësisht se vendi ynë është në shkallët e stadiumin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"