Sot, ora 16:00/ Tirana dhe Teuta, një fitore për të dalë nga kriza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2022 | 8:47

Sot, ora 16:00/ Tirana dhe Teuta, një fitore për të dalë nga kriza

Tirana dhe Teuta luajnë 90 minuta të sikletshme në javën e pestë të kampionatit.

TEUTA TIRANA 1

Secila nga skuadrat kërkon të fitojë për të dalë nga kriza e rezultateve.

Kampionët e Shqipërisë nuk fitojnë prej dy takimesh dhe vetëm pesë pikë në katër ndeshje janë shumë pak për grupin që kërkon titullin e 27-të.

Me një rezultat “jo”, qoftë edhe barazim, Tirana shkon në derbi me amplitudë të lartë, duke rrezikuar shumë.

Në këto kushte, rruga e vetme në “Selman Stërmasi” është fitorja për ekipin e Orges Shehit.

Akoma më keq është situata te Teuta.

Tri pikë, tri barazime rresht në katër javë dhe vendi i parafundit, bën që Shkëmbi të dëshirojë vetëm fitore.

Shkëmbi ka vetëm një javë në Durrës dhe nëse nuk fiton, atëherë si ai dhe Teuta duhet ta mendojnë mirë këtë sezon. Me Bylisin dhe Erzenin që mbushen me pikë, durrsakët rrezikojnë kategorinë.

NDESHJET –

ND (1)

RENDITJA –

RE (1)

GOLASHËNUESIT –

GO (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"