Sot, ora 12:00/ Shorti i 1/8-ve të Champions-it! Skuadrat do të mësojnë kundërshtarët, priten finale të parakohshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2022 | 11:11

Sot, ora 12:00/ Shorti i 1/8-ve të Champions-it! Skuadrat do të mësojnë kundërshtarët, priten finale të parakohshme

Faza e grupeve e kompeticioneve UEFA ka përfunduar, por mesditën e sotme, në orën 12:00, në Nion të Zvicrës, do të zbardhet rrugëtimi për fazën tjetër të Ligës së Kampioneve, Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës.

0_championsleaguedraw

Të tria kompeticionet do të bashkohen nga një rregull i përgjithshëm: edhe në këtë fazë të turneut, në short nuk lejohet përplasja e skuadrave nga i njëjti shtet.

Vetëm në rastin e Ligës së Kampioneve, nuk mund të përplasen më dy skuadra që kanë qenë më parë në fazën e grupeve (për shembull, Milani nuk mund të sfidojë më Çelsin).

LIGA E KAMPIONEVE – Sytë më së shumti do të jenë të përqendruar te shorti i orës 12:00, kur 16 skuadrat më të mira të Ligës së Kampioneve do të mësojnë rivalët e ardhshëm.

Interesante do të jetë se me cilat do të përplasen PSG-ja dhe Liverpuli, të cilat papritur kanë dalë të dytat në grupet e tyre, duke bërë kështu që të ekzistojë rreziku i përplasjeve të frikshme.

Madje, sipas përllogaritjeve matematikore, ka shanse të mëdha që në 1/8-at të pritet një finale e parakohshme si Liverpul-Bajern Mynih, ndonëse gjithçka do të mësohet sot në mesditë.

VAZOT (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"