Sot, ora 10:30/ Firmos për 18 muaj me objektiv “EURO 2024”, FSHF-ja prezanton trajnerin Silvinjo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2023 | 8:17

Sot, ora 10:30/ Firmos për 18 muaj me objektiv “EURO 2024”, FSHF-ja prezanton trajnerin Silvinjo

Ditën e sotme Federata Shqiptare e Futbollit do të zyrtarizojë trajnerin e ri që do të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare. Silvinjo do të zëvendësojë Edi Rejën, i cili u largua pas një qëndrimi tri vite gjysmë në stol. Braziliani do të prezantohet në orën 10:30, ashtu siç thuhet edhe në njoftimin e FSHF-së.

silvinjo

“Ditën e hënë, datë 9 janar 2023, ora 10:30, në ambientet e Shtëpisë së Futbollit (Salla e konferencës për shtyp) do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të trajnerit të ri të Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior, dhe stafit të tij. Jeni të ftuar të merrni pjesë”, thuhet në njoftim. Silvinjo, i cili më përpara ka drejtuar Korinthiansin për një sezon dhe Lyonin për disa muaj, do të nënshkruajë një kontratë 18 mujore me FSHF-në.

Bëhet e ditur se gjatë kësaj kohe, trajneri do të jetojë në Shqipëri dhe do të ketë një punë me kohë të plotë.

Ndërkohë sa i përket stafit të tij teknik, ai do të ketë ndihmës Pablo Zabaletën, ish-lojtarin e njohur argjentinas, që e ka për herë të parë eksperiencën si ndihmës.

Ndërsa emri tjetër është Doriva, braziliani që ka luajtur për Sampdorian në Serinë A, ka punuar me Silvinjon kur drejtonte Korinthinasin.

RROGA- Federata Shqiptare e Futbollit do të prezantojë sot teksa ai do të firmosë një kontratë18-mujore me objektivin e kualifikimit në “EURO 2024” në Gjermani.

Në këtë periudhë Silvinjopritet të marrë 1.1 milionë euro. Ndërkohë që ka edhe një marrëveshje sa i përket kualifikimitnë Europianin e radhës, pasi nëse nuk arrihet do të zbritet 25-30 për qind e kontratës.

silvinjo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"