“Sot nuk kishim agresivitetin e duhur”, Arapi: Shpresoj që lojtarët e rinj të na bashkohen sa më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2022 | 19:24

“Sot nuk kishim agresivitetin e duhur”, Arapi: Shpresoj që lojtarët e rinj të na bashkohen sa më parë

Teuta e nisi këtë sezon të ri me një disfatë ndaj Laçit me rezultatin 3-1. Në përfundim të sfidës ka folur edhe vetë trajneri i durrsakëve, Renato Arapi i cili në një prononcim për “Over Sport” ka komentuar rezultatin, por edhe gjendjen e skuadrës.

Arapi

 

“Sot u përballëm më një situatë të pazakontë sepse shumë nga lojtarët munguan për shkak të problemeve me dokumentacionin. Fillimi i sfidës nuk ishte i mirë më pas në pjesën e dytë u munduam të bënim diçka më shumë. Shpresoj që në ndeshjen e ardhshme të kem grupin të plotë.

Çfarë mungoi sot ?

Kur ke djem të rinj në skuadër duhet shtuar agresiviteti, por ai sot mungoj. Dhe në një ndeshje si ajo ndaj Laçit agresiviteti është i domosdoshëm.

Çfarë ndryshoi ne pushim ?

U munduam që nga ana psikologjike të ngrinim lojtarët. Mesfushorit e krahut u munduan të futeshin në markim. Si dhe tentuam topin e gjatë.

Merkatoja?

Normalisht, kemi nevojë për lojtarë, por këto gjera i takojnë klubit ne kemi kohë që punojmë me djem të rinj por duhet edhe eksperiencë.

Mendoj e na ka penalizuar mungesa e lojtarëve që nuk i kishim në dispozicion.”, u shpreh Arapi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"