“Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për…”, Presidenti Meta ironizon pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 23:53

“Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për…”, Presidenti Meta ironizon pas ndeshjes

Shqipëria u mposht nga Franca me rezultatin 2-0 në sfidën e zhvilluar në stadiumin e ri “Air Albania” në kryeqytet. Golat e Toliso dhe Grizman i dhuruan fitoren kampionëve të botës, të cilët i mbyllën këto eliminatore në vendin e parë.

Shqiperia

Ndërkohë, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z.Ilir Meta, uroi tifozat Kuq e Zi për entuziazmin e shkëlqyer, teksa zbuloi dhe arsyen pse nuk ishte i pranishëm ditën e sotme në stadium.

ilir-meta-675x450

Kreu i shtetit është i palumtur për heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit për arsye komerciale. Kjo ishte arsye pse Meta sot nuk ishte prezent, gjithsesi ai bën me dije se do të jetë në të ardhme.

POSTIMI I METËS: 

Të dashur tifoza Kuq e Zi! Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm, duke treguar se tifozët më të mirë janë ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh.

Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale! Por kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen.

Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: “Do shkojmë në Qemal Stafa!” Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t’i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale. Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në “Qemal Stafa” për mëse shtatë dekada!

mETA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"