Sot nis faza me eliminim direkt, në fushë Holanda dhe Argjentina. Ja kur do të luhen 2 duelet e para të 1/16-ave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 8:29

Sot nis faza me eliminim direkt, në fushë Holanda dhe Argjentina. Ja kur do të luhen 2 duelet e para të 1/16-ave

Dy duelet e mbrëmjes së djeshme Kamerun-Brazil dhe Serbi-Zvicër, mbyllën siparin e fazës së grupeve, teksa nga sot do të nisin duelet e 1/16-ave me eliminim direkt. Në fushë do të zbresin 4 kombëtare që do të kërkojnë nga një biletë për në fazën çerekfinale.

FTR-to-promote-WC-Bracket (1)

Dueli mes Holandës dhe SHBA-së është ai që do të zhvillohet i pari në orën 16:00. Një duel që pritet të jetë tepër i luftuar, ndërkohë që “tulipanët” janë favoritë në letër.

Në mbrëmje do të luhet dueli tjetër mes Argjentinës dhe Australisë. Edhe pse kombëtarja “aliçeleste” është favorite absolute ndaj australianëve, ky Botëror na ka treguar se surprizat kanë qenë gjithmonë prezente.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"