Sot ndeshja ndaj Grojter Fyrthit, Nagelsman: Nuk ka skuadër të lehtë, të ruajmë vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 16:36

Sot ndeshja ndaj Grojter Fyrthit, Nagelsman: Nuk ka skuadër të lehtë, të ruajmë vendin e parë

Bajerni i Mynihut ësh të rikthyer në rolin e tij të preferuar në kampionat. Nga java e kaluar, kur skuadra e Nagelsmanit mori vendin e parë në Bundesligë, ata mund të quhen “të kërkuarit”.

Julian Nagelsman

Një titull i cili u ka shkuar për shtat gjatë gjithë këtyre 9 sezoneve ku në fund kanë përfunduar në vendin e parë. Trajneri Julian Nagelsman tha para ndeshjes së sotme ndaj Grojter Fyrthit se skuadra e tij do të kërkojë të ruajë këtë pozicion në stërvitje deri në fund të kampionatit.

Çfarë prisni ndaj Fyrthit?

Pamja e dy skuadrave që do të përballen nesër (sot) është shumë e ndryshme. Fyrth sapo është ngjitur në Bundesligë dhe e kanë kuptuar që për të qëndruar nuk do të jetë e lehtë. Është e qartë që ne jemi favoritë dhe si të tillë duhet të zbresim në fushë. Por, kujdes, pasi kundërshtari do të jetë shumë i motivuar.

Si është gjendja e skuadrës?

Ka lajme të mira nga Gnabri dhe Musiala, të dy janë stërvitur me skuadrën, edhe Lukas Hernandez është rikthyer me grupin, por nuk e di nëse ky i fundit mund të luajë nga fillimi apo jo. Na vjen mirë që është me ne, për të tjerat do të na duhet të presim dhe pak. Toliso nuk është grumbulluar.

Është e vërtetë që jeni stërvitur posaçërisht për rivëniet anësore?

Ishte një ide e Tino Topmëlerit, i cili është përgjegjës për goditjet standarde. Rivënia anësore është e veçantë pasi në rast e se kryen skuadra jote, je një lojtar më pak dhe kështu prishen ekuilibrat, e kundërta ndodh kur kundërshtari ka radhën, je një lojtar më shumë. Duhet të bëjmë shumë nga këto situata pasi mund të jenë decizive në momente të caktuara.

Keni frikën e një neglizhimi nesër (sot)?

Nëse fitojmë, gjërat do të vazhdojnë të jenë normale. Nëse do të humbnim, atëherë kjo do të thoshte se i kemi nënvlerësuar. Objektivi ynë është të fitojmë dhe të vazhdojmë të tregojmë një formë të mirë. Tifozët duan të shohin një futboll të bukur dhe për këtë punojmë gjatë gjithë javës. Tri pikët në këtë fazë të kampionatit janë shumë të rëndësishme pasi mund të na japin një qetësi në renditje. Nuk duam ta dorëzojmë kreun deri në fund të kampionatit.

Si mund ta përshkruani këtë fillim sezoni?

Mund të jemi të kënaqur me atë çfarë kemi bërë deri tani. Edhe pse në momente të caktuara kemi vuajtur, por duke parë kalendarin e ngjeshur, jam i kënaqur. Kam një skuadër me kualitet dhe dëshirë për të fituar. Ndeshja në Barcelonë më shijoi shumë. Luajtëm për 90 minuta në mënyrë perfekte ndaj një kundërshtari i cili në dekadën e fundit ka qenë i pandalshëm. Tani është momenti që të vazhdojmë rrugën tonë.

Çfarë mendimi keni për Rydigerin?

Nuk më pëlqen të flas për lojtarë të cilët luajnë në një skuadër tjetër. Aq më tepër në një periudhë kur merkatoja është mbyllur. Ai është një lojtar shumë i mirë, por për momentin është i Çelsit dhe çdo fjalë do të keqinterpretohej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"